YouVersion Logo
Search Icon

MARKUT 14

14
KAPTINA XIV.
1Ende mbas dy ditsh ishte pashka, ende pabrumietë; ende Krye-priftënit’ ende Shkruisitë kërkojinë si me e zanë me gënjim, ende me e vramë.
2Ende thoshinë: Jo për ditë feste, se mos bahetë të përzimë prei popullit.
3Ende ai kur ishte ndë Bethani, ndë shtëpit të Simonit kromosunë, tue ndenjunë ndë mësallë, erdhi nji gru qi kishte nji alabastër me voj ere prei narde të papërzime, shumë të shtreitë, ende si theu alabastrënë, derdhi vojinë përmbi kryet t’ati.
4Ende ishinë disa vetë qi zemëroheshinë ndër vetëhe, e thoshinë: Për ç’punë me humbunë kyi voj ere?
5Sepse kyi mundei me u shitunë përmbi tre qind dinarë, ende me u dhanë ndëpër të vobegjitë. Ende zemëroheshinë kundrë asai.
6Ende Iesui tha: Leni ate; ç’e mundoni ate? Punoi punë të mirë mbë mu.
7Sepse të vobegjit’ i keni përherë bashkë me vetëhenë tui, ende kur të doni, mundeni me u bamë mirë atyne, po mu s’më keni përherë.
8Ate qi mufti ajo, e bani; e mbërrini çë përpara me lymë me voj ere korpinë t’em për të vorrumit.
9Me të vërtet po u thom juve: Kudo të predikohetë kyi ungjill ndë gjithë botënë, ende këjo punë qi bani ajo ka me u folonë për me u përmendun’ ajo.
10Ende atëherë Iuda Iskarioti, nji prei të dy-mbë-dhitësh, shkoi ke Krye-priftënit, për me dhan’ ate ndër durë t’atyneve.
11Ende ata kur ndëgjunë, u gëzunë, ende iu zotunë me i dhan’ argjand. Ende ai kërkonte si me e trathtumë me kohë të mirë.
12Ende të parënë ditën’ e festësë të pabrumievet, kur bajinë kurban pashkënë, dishepujt’ e ati i thonë: Ku do të shkojm’ e të bajmë gati qi të hash pashkënë?
13Ende ai dërgon dy vetë prei dishepujvet vet, ende u thot’ atyne: Shkoni ndë qytet, ende ka me u hasunë nji nieri tue bartunë nji shtambë uji; shkoni mbas ati,
14ende ku të hyjë ai, thoni të zotit shtëpisë, se Mieshtri thotë - Ku ashtë të ndenjunitë qi kam me ngranë pashkënë bashkë me dishepujt’ e mi?
15Ende ai ka me u diftumë juve nji dhomë të madhe sipër, shtrumë gati; atie bani gati për ne.
16Ende dishepujt’ e ati dulnë, ende erthnë ndë qytet, ende gjetnë sikundrë u tha atyne, ende banë gati pashkënë.
17Ende si u ngrys, vien bashkë me të dy-mbë-dhitët.
18Ende ata tue ndenjunë ndë mësallë, e tue ngranë, Iesui tha: Me të vërtet po u thom juve, se nji prei jush qi ha bashkë me mu, ka me më trathtumë.
19Ende atyneve fillunë me u ardhunë keq, ende me i thanë nji ka nji: Mos jam unë? Ende tietri: Mos jam unë?
20Ende ai u përgjeq, e u tha atyne: Nji prei të dy-mbë-dhitëvet, qi ngjyn bashkë me mu ndë kupët.
21I bir’ i nieriut vete, sikundrë ashtë shkrumë për ate; po mjer mb’ate nieri, qi trathtohet’ i bir’ i nieriut prei ati! Ishte mirë për atë nieri, të mos kishte lemë.
22Ende ata tue ngranë, Iesui mur bukë, ende bekoi, ende e theu, ende ua dha atyne, ende tha: Merrni, e hani; kyi ashtë korpi em.
23Ende mur potirin’, ende si u fal ndersë, ua dha atyne, ende të gjithë pinë prei ati.
24Ende u tha atyne: Kyi ashtë gjaku em i dhiatësë re, qi ashtë derdhunë për shumë;
25me të vërtet po u thom juve, se s’kam me pimë ma prei pemësë qi pill hardhia, ngjer mb’ate ditë kur ta pij të re ndë mbëretënit të Perëndisë.
26Ende si këndunë hymnën, dulnë ndë Malt të Ullivet.
27Ende Iesui u thot atyne, se: Të gjithë keni me u shkandalizumë mbë mu këte natë, sepse ashtë shkrumë: “Kam me i ranë bariut, ende dhentë kanë me u përdamë”.
28Po mbassi të ngjallem unë, kam me voitunë ma përpara se ju ndë Galilet.
29Po Pietri i tha: Ende të gjithë ndë u shkandalizofshinë, po unë jo.
30Ende Iesui i thotë: Me të vërtet po të thom, se sot këte natë, para se të këndojë gjeli dy herë, ke me më mohumë tri herë.
31Po ai ma tepërë thoshte, se: Ndë u lypstë me vdekun’ unë bashkë me tyi, s’kam me të mohumë. Kështu ende gjithë të tierëtë thoshinë.
32Mbasandai vinë ndë nji katund qi quhetë Gethsemani, ende u thotë dishepujvet vet: Rrini këtu, ngjer sa të falem.
33Ende merr mbas vetëhesë bashkë Pietrin’ ende Iakobin’ ende Gjionnin, ende filloi me u frikumë, ende me i ardhunë randë;
34ende u thot’ atyne: Shpirti em ashtë shumë idhënutë, ngjer mbë vdekë; mbetni këtu, ende rrini qutë.
35Ende ai si shkoi pak përpara, ra për dhe, ende falei, qi ndë qoftë se mundetë me shkumë prei ati këjo orë.
36Ende thoshte: Abba, o Atë, të gjitha mundenë ke ti; largo këte potir prei meje, po jo qish të demi unë, po qish të dushë ti.
37Ende vien, e gjen ata tue fjetunë, ende i thotë Pietrit: O Simon, po fle? S’mufte me ndenjunë qutë nji orë.
38Rrini qutë, ende faluni, qi të mos hyni ndë ngasëje, sepse shpirti ashtë gati, po mishi asht’ i pafuqishim.
39Ende prap shkoi, e u fal, tue thanë po ate fjalë.
40Ende si u këthy, gjet ata prap tue fjetunë, sepse syt’ e atyneve ishinë randumë, ende nukë dijinë qish me iu përgjegjunë.
41Mbasandai vien të tretënë herë, e u thot’ atyne: E lini pra, ende prahi; miaft, erdhi ora; ngje i bir’ i nieriut ke epetë ndër durë të fajtorëvet.
42Çohi, të shkojmë; ngje ai qi më trathton ke u afru.
43Ende përnjiherë, ai kur ishte po tue folunë, vien Iuda, qi ishte nji prei të dy-mbë-dhitësh, ende bashkë me ate shumë gjindëje me thika e me dru, prei anësë Krye-priftënavet e Shkruisavet e pleqvet.
44Ende ai qi e trathtoi u kishte dhan’ atyne shenjë, tue thanë, se: Ate qi të puth, ai ashtë; zinia, ende binia ruitunë.
45Ende si erdhi, përnjiherë u afru ke ai, e i tha: Mieshtër, Mieshtër - ende e puthi.
46Ende ata vunë durët’ e veta mbi ate, ende e zunë.
47Ende nji prei asish qi rrijin’ aty hoqi thikën’ e i ra shërbëtorit Krye-priftit, ende i preu veshinë.
48Ende Iesui u përgjeq, e u tha atyne: Posi mbi kursarë keni dalunë me thika e me dru, me më zanë?
49Përditë kam qenë ndër ju ndë tempull tue mësumë, ende nukë më zutë, po këjo u ba qi të mbushenë shkronjatë.
50Ende si e lanë, iknë të gjithë.
51Ende nji farë dialoshi e merrte mbrapa, mpështiellë me nji pëlhurë për likure; ende dialoshat’ e zanë,
52po ai la pëlhurënë, ende iku prei asish lakuriq.
53Ende prunë Iesuinë ke Krye-prifti; ende mblidhenë ke ai gjithë Krye-priftënit’ e pleqt’ e Shkruisitë.
54Ende Pietri e mur mbrapa për së largu ngjer mbrenda nd’avlli të Krye-priftit; ende ishte tue ndenjunë bashkë me shërbëtorët, ende po ngrofei ndë ziarrm.
55Ende Krye-priftënit’ ende gjithë bashkë-ndejtia kërkojinë deshmi kundrë Iesuit për me e vramë, po nukë gjejinë.
56Sepse shumë vetë dhanë deshmi rrenë kundrë ati, po deshmiatë nuk ishinë si nji-nji.
57Ende disa u ngritnë, e banë deshmi rrenë kundrë ati, tue thanë,
58se: Na ndëgjum ate, tue thanë, se - Unë kam me prishumë këte tempull, qi ashtë bamë me dorë, ende për tri ditt kam me ndërtumë nji tietër pabamë me dorë.
59Po as kështu deshmia e atyneve s’ishte si nji-nji.
60Atëherë Krye-prifti u çu ndë miedis, e pyti Iesunë, tue thanë: Nukë përgjegje aspak? Ç’deshmi apinë këta kundrë teje?
61Po ai s’pëzante, ende nukë përgjegjei asgja. Prap Krye-prifti e pyti, ende i tha: Ti je Krishti, i Biri të Bekumit?
62Ende Iesui tha: Unë jam; ende keni me pamë të birin’ e nieriut tue ndenjunë prei së diathtësë fuqisë, ende tue ardhunë bashkë me ret e qillit.
63Atëherë Krye-prifti shqeu petkat’ e veta, e tha: Ç’nevojë kemi ma për deshmitarë?
64E ndëgjutë vlasfiminë, si u duketë juve? Ende ata të gjith’ e gjukunë, se ashtë fajtur për vdekë.
65Ende disa fillunë me e mpështymë ndër sy, e me i mbulumë faqenë, e me i ranë me grusht, e me i thanë: Profetizo; ende shërbëtorët’ i bijinë me shuplaka.
66Ende Pietri kur ishte nd’avlli poshtë, vien nji prei shërbëtoresh Krye-priftit,
67ende kur pa Pietrinë tue u ngrofunë, shtiu sytë mb’ate, e tha: Ende ti ishie bashkë me Iesu Nazarinasinë.
68Po ai e mohoi, tue thanë: Nukë dij, as nukë marr vesht qish thu ti. Ende dul jashtë përpara avllisë; ende gjeli këndoi.
69Ende shërbëtoreja kur pa ate prap, filloi me u than’ atyneve qi ishinë tue ndenjun’ aty, se: Kyi asht’ prei asish;
70po ai prap e mohonte. Ende mbas pak here ata qi ishinë ndenjun’ aty prap i thanë Pietrit: Me të vërtet je prei asish: sepse je Galileas, ende të folunitë t’at përgjan.
71Po ai filloi me nemun’ e me bamë be, se: Nuk’ e dij këte nieri qi thoni.
72Ende gjeli këndoi për së dyti. Ende Pietrit i ra ndër mend fjala qi i pat thanë Iesui, se: Para se të këndojë gjeli dy herë, ke me më mohumë tri herë. Ende filloi me qjamë.

Currently Selected:

MARKUT 14: DHRGKK72

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in