YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 140

140
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2Çliromë, o Zot, prej njeriut të lig,
prej njeriut të dhunshëm shpëtomë.
3Të këqija shestojnë në zemër,
tërë ditën sendërgjojnë luftra.
4E mprehin gjuhën porsi gjarpri,
nën buzë kanë helm nepërke. selah
5Ruamë, o Zot, prej duarve të të paudhit,
prej njeriut të dhunshëm shpëtomë,
se po shestojnë të më pengojnë këmbët.
6Kryelartët kanë fshehur lakun kundër meje,
me litarë e kanë lidhur rrjetën,
përgjatë udhës më kanë ngritur kurthe. selah
7I thashë Zotit: «Ti je Perëndia im».
Dëgjoje, o Zot, zërin e përgjërimit tim.
8O Zot, Zoti im, fuqia e shpëtimit tim,
ti ma mbrojte kokën ditën e betejës.
9Mos i plotëso, o Zot, dëshirat e të paudhit,
sendërgjimet e tij mos i përmbush,
që të mos ngrejë krye. selah
10Atyre që më rrethojnë,
u rëntë kokës ligësia e buzëve të veta.
11Rënçin mbi ta thëngjij të ndezur,
u plandosshin në gropë e më mos dalshin.
12Njeriu shpifës mos zëntë rrënjë mbi tokë,
njeriun e dhunshëm e ndjektë pas fatkeqësia.
13E di se Zoti do ta mbrojë çështjen e të mjerit
dhe do t'i japë drejtësi skamnorit.
14Atëherë të drejtët do të përlëvdojnë emrin tënd,
besnikët do të banojnë në praninë tënde.

Currently Selected:

Psalmet 140: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 140