YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 141

141
1Psalm i Davidit.
O Zot, ty të thërras, nxito të vish tek unë,
vëri vesh zërit tim kur të thërras.
2Ardhtë lutja ime si temjan para teje,
ngritja e duarve të mia si fli e mbrëmjes.
3Vëri rojë gojës sime, o Zot,
ruaj derën e buzëve të mia.
4Mos e prir zemrën time për gjëra të këqija,
që të mos merret me vepra të liga
bashkë me njerëz që bëjnë paudhësi,
e të mos ha nga gjellët e tyre të shijshme.
5Le të më ndëshkojë i drejti, se është mirë,
le të më qortojë, se është vaj i çmuar,#141.5 të tjerë: por vaji i mëkatarit mos e leftë kokën time
koka ime mos e hedhtë poshtë!
Mes ligësive të tyre
nuk do të reshtë lutja ime.
6Kur gjyqtarët e tyre të jenë hedhur nga shkëmbi,
do ta kuptojnë sa të ëmbla ishin fjalët e mia.
7Ashtu si toka që lërohet e thërrmohet,
ashtu janë shpërndarë eshtrat tona#141.7 të tjerë: eshtrat e tyre buzë skëterrës.
8Por, unë te ti i kam sytë, o Zot, Zoti im,
te ti kam gjetur strehë,
mos e lër shpirtin tim të humbasë.
9Ruajmë prej kurthit që më kanë ngritur
dhe prej grackave të keqbërësve.
10Në rrjetat e tyre rënçin vetë të paudhët,
por unë do të kaloj përtej.

Currently Selected:

Psalmet 141: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 141