YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 112

112
1Aleluja. Lum njeriu që ka frikë nga Zoti dhe gjen një gëzim të madh në urdhërimet e tij.
2Pasardhësit e tij do të jenë të fuqishëm mbi tokë, brezat e njerëzve të drejtë do të jenë të bekuar.
3Në shtëpinë e tij ka bollëk dhe pasuri dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.
4Drita lind në terr për ata që janë të drejtë, për njeriun e dhembshur, të mëshirshëm dhe të drejtë.
5Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhembshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,
6sepse nuk do të lëvizet kurrë; i drejti do të kujtohet gjithnjë.
7Ai nuk do t'u trembet lajmeve të këqija; zemra e tij është e fortë, me besim tek Zoti.
8Zemra e tij është e sigurt; ai nuk do të ketë fare frikë, derisa të mos shikojë triumfues mbi armiqtë e tij.
9Ai ka shpërndarë lirisht, u ka dhënë nevojtarëve, drejtësia e tij vazhdon përjetë dhe fuqia e tij do të ngrihet në lavdi.
10I pabesi do ta shohë dhe do të zemërohet, do të kërcëllijë dhëmbët dhe do të konsumohet; dëshira e të pabesëve nuk do të realizohet kurrë.

Currently Selected:

Psalmet 112: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 112