YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 113

113
1Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.
2Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.
3Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
4Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejt.
5Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,
6kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejt dhe mbi tokë?
7Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,
8për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.
9Ai bën që gruaja shterpë të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.

Currently Selected:

Psalmet 113: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Video for Psalmet 113