8
1Edhe Perëndia kujtoi Noenë, e gjithë shtëzëtë, e gjithë bagëtitë që ishinë bashkë me atë nd’arkët, edhe Perëndia lëshoi një erë mbi dhet, edhe u reshtnë ujëratë. 2Edhe u mbyllnë gurrat’ e abysësë, edhe dyert’ e qiellit, edhe pushoi shiu nga qiejetë. 3Edhe sa vij e vinte hiqeshin’ ujëratë nga dheu, edhe pas një qint e pesëdhietë diç u pakësuan’ ujëratë. 4Edhe të shtatëmbëdhietënë ditë të shtatit muaj arka ndenji mbi malet të Arararit. 5Edhe sa vij e vinte po pakësoneshin’ ujëratë gjer mbë të dhietinë muaj; të parënë ditë të dhietit muaj u duknë majat’ e malevet.
6Edhe pas dyzet diç Noeja hapi derëzën’ e arkësë që kishte bërë, 7edhe lëshoi korbinë, i cili si dolli vij e vinte, gjersa u thanë ujëratë nga dheu. 8Lëshoi edhe pëllumbinë prapa ati, për të parë ndë kishinë shtruar’ ujëratë nga faqeja e dheut, 9edhe pëllumbi passi s’gjeti të prëjturë për këmbët e ti, u kthye nd’arkët tek ay, sepse ujërat’ (ishinë) mbi gjithë faqet të dheut. Edhe ay ndejti dorën’ e ti, edhe e zuri, edhe e kalli brenda nd’arkët pas vetiu. 10Edhe priti edhe shtatë dit të tiera, edhe lëshoi përsëri pëllumbinë nga arka, 11edhe pëllumbi u kthye tek ay ndaj mbrëma, edhe na (te kish) ndë gojë të ti një fletë ulliri, këputurë, edhe Noeja e kupëtoi se kishinë shtruar’ ujëratë nga dheu. 12Edhe priti edhe shtatë dit të tiera, edhe lëshoi pëllumbinë, edhe nuk’ u kthye më tek ay.
13Edhe të gjashtë qindin’ e një vit të Noesë, të parënë ditë e të parit muaj, u hoqnë ujëratë nga dheu, edhe Noeja cbuloj kulmin’ e arkësë, edhe pa, edhe na tek ish hequr’ (ujëtë nga) faqeja e dheut.
14Edhe të njëzet e shtatënë ditë të muajit dytë, u ter dheu.
15Edhe Perëndia i foli Noesë, e i tha: 16Dil nga arka, ti, edhe gruaja jote, edhe bijt’ e tu, edhe grat’ e bijet tu bashkë me ty, 17nxier bashkë me ty gjithë shtëzëtë që janë bashkë me ty, prej çdo mishi, shpes e bagëti, e çdo shtërpi që hiqetë barkazi mbi dhet, e le të shumonenë mbi dhet, e le të shtonenë, e le të bënenë plot mbi dhet. 18Edhe dolli Noeja, edhe të bijt’ e ati, edhe gruaja e ati, edhe grat’ e të bijet ati bashkë me atë, 19gjithë shtëzëtë e gjithë shtërpinjtë, e gjithë shpestë, çdo që lëvis mbi dhet, pas farash tyre, duallnë nga arka.
20Edhe Noeja ndërtoi një therore për Zotinë, edhe mori nga çdo bagëti të pastrë, edhe nga çdo shpes të pastrë, edhe pruri kurban të diegurë gjithë mbi theroret. 21Edhe Zoti mori erë të mirë, edhe Zoti tha ndë zemërë të ti: S’kam për të mallëkuarë më dhenë për punë të njeriut, sepse mendimi i zemrësë njeriut ësht’ i lik që nga foshnjëria e ati, as s’kam për të vrarë më gjithë gjët’ e gjalla, sikundrë bëra.
22Sa dit (të jetë) dheu, të mbiellë e të korrë, të ftohët’ e të ngrohëtë, e verë e dimër, e ditë e natë, nukë do të pushonjënë.