Mateu 3

3
Kumti i Gjon Pagëzuesit
1Në ato ditë u shfaq Gjon Pagëzuesi tue predikue në shkretinën e Judesë. 2Thoshte: «Ndërroni mendje, se asht afrue mbretnia e qiejve!». 3Ky asht ai për të cilin asht folë me anë të Isaisë profet:
Një za buçet në shkretinë:
gatitni udhën e Zotit,
drejtoni shtijet e tij.
4Ky asht ai Gjoni, që petkun e kishte prej leshit të devesë, me një brez lëkure rreth ijëve. Për ushqim kishte karkaleca e mjaltë të egër.
5Asokohe dilnin tek ai Jerusalemi, tanë Judeja e mbarë rrethina e Jordanit 6dhe pagëzoheshin prej tij në lumin Jordan, tue rrëfye mëkatet e veta. 7Tue pa se shumë farisej e saducej vinin për pagëzimin e tij, u tha: «Pjellë neperkash! Kush ju vuni në dijeni, me i ikë zemërimit që po vjen? 8Prandaj, qitni frytin e denjë të pendimit 9e mos t'ju shkojë mendja me thanë me vedi: "Kemi për atë Abrahamin". Unë po ju them: Hyu mundet me i qitë fëmijë Abrahamit prej këtyne gurëve. 10Qysh tash u asht vue sëpata rranjëve të pemëve. Secila pemë që nuk jep fryt të bukur, pritet e hidhet në zjarr.
11Veçse, unë po ju pagëzoj me ujë, për pendimin, por ai që vjen mbas meje ash ma i fortë se unë e unë nuk jam i denjë as me i heqë sandalet. Ai do t'ju pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë e me zjarrm. 12Ai e ka në dorë terploten e do ta dlirë lamin e vet. Do ta mbledhë grunin e vet në ahër e bykun do ta djegë në zjarrin e pashueshëm».
Pagëzimi i Jezusit
13Atëherë mbërriti Jezusi nga Galilea në Jordan, te Gjoni, për me u pagëzue prej tij. 14Por Gjoni e ndali e i tha: «Unë kam nevojë me u pagëzue prej teje, e ti po vjen te unë?». 15Jezusi iu përgjigj: «Prano tash, se ne na takon me plotësue çdo drejtësi». Atëherë ai e pranoi. 16Mbasi u pagëzue, Jezusi doli menjëherë prej ujit. E, ja, iu hapën qiejt e ai pa Shpirtin e Hyut tue zbritë porsi pëllumb e tue ardhë mbi të. 17Dhe, ja, një za prej qielli thoshte: «Ky asht im bir, i dashtuni, ai që më pëlqen».

اکنون انتخاب شده:

Mateu 3: DHRG

های‌لایت

به اشتراک گذاشتن

کپی

None

می خواهید نکات برجسته خود را در همه دستگاه های خود ذخیره کنید؟ برای ورودثبت نام کنید یا اگر ثبت نام کرده اید وارد شوید