Zanafilla 5
5
1Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.
2Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.
3Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.
4Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
5Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.
6Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.
7Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
8Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
9Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.
10Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
11Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.
12Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.
13Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
14Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.
15Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.
16Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
17Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.
18Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.
19Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.
20Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.
21Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.
22Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.
23Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
24Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.
25Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.
26Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.
27Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.
28Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;
29dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".
30Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.
31Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.
32Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.
Currently Selected:
Zanafilla 5: ALBB
Tya elembo
Share
Copy
Olingi kobomba makomi na yo wapi otye elembo na baapareyi na yo nyonso? Kota to mpe Komisa nkombo