Psalteri 1

1
1Lum ai njeri qi nuk’ eci ndë këshillë të pa-besëvet, edhe s’qindroi nd’udhë të fajtorëvet, edhe s’ndenji ndë shkamp të përqeshësëvet.
2Por dashunimi i ati ashtë ndë ligjët të Zotit; edhe shkon ndër mend ligjën e ati dit’ e natë.
3Edhe ka me qenunë porsi druni qi ashtë mbiellë përanë viavet ujënavet, qi ep pemën e vet ndë kohë të vet, edhe gjethi s’i vyshketë; edhe gjithë sa të bajë, kanë me votunë mbarë.
4Të pa-besëtë nukë kanë me qenunë kështu, por kanë me qenunë porsi kashta, qi e heth tej era.
5Përandai të pa-besëtë s’kanë me qindruem ndë gjyq, as fajtorëtë ndë përmbëledhëje të dreitëvet.
6Sepse Zoti ngjef udhën’ e të dreitëvet, por udh’ e të pa-besëvet ka me u bierrë.

നിലവിൽ തിരഞ്ഞെടുത്തിരിക്കുന്നു:

Psalteri 1: PSGEKK1872

ഹൈലൈറ്റ് ചെയ്യുക

പങ്ക് വെക്കു

പകർത്തുക

None

നിങ്ങളുടെ എല്ലാ ഉപകരണങ്ങളിലും ഹൈലൈറ്റുകൾ സംരക്ഷിക്കാൻ ആഗ്രഹിക്കുന്നുണ്ടോ? സൈൻ അപ്പ് ചെയ്യുക അല്ലെങ്കിൽ സൈൻ ഇൻ ചെയ്യുക