YouVersion लोगो
सर्च आयकॉन

Mateu 10

10
Dymbëdhjetë apostujt
1Mbasi thiri pranë të dymbëdhjetë nxanësit, u dha pushtet me dëbue shpirtnat e papastër e me shërue çdo sëmundje e ligështi. 2Emnat e dymbëdhjet apostujve janë këta: i pari, Simoni, i quejtuni Pjetër, dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut e Gjoni, vëllai i tij; 3Filipi e Bartolomeu, Tomasi e Mateu, tagrambledhësi; Jakobi i Alfeut e Tafeu, 4Simon Kananeu e Judë Iskarioti, i cili edhe e dorëzoi.
Dërgimi i të dymbëdhjetëve
5Jezusi i dërgoi këta të dymbëdhjetë e i urdhnoi: «Mos ecni në udhën e kombeve e në qytetin e samaritanëve mos hyni. 6Përkundër, shkoni te delet e humbuna të shtëpisë së Izraelit. 7Tue udhëtue, kumtoni e thoni: "Mbretnia e qiejve asht afrue". 8Të ligunit shërojini, të vdekunit ngjallini, të gërbulunit pastrojini, djajtë dëbojini. Falas morët, falas jepni. 9Mos bartni në brezat tuej ar, as argjend, as bakër, 10as torbë për rrugë, as dy këmisha, as sandale, as shkop, se punëtorit i takon haja e vet. 11Në çfarëdo qyteti a fshati të hyni, hetoni kush asht i denjë në të, e aty zini vend deri sa të dilni. 12Kur të hyni në një shtëpi, përshëndeteni. 13Nëse shtëpia asht e denjë, ardhtë mbi të paqja juej! Por, po të mos jetë e denjë, paqja juej u ktheftë te ju! 14Nëse ndokush nuk ju pranon e as ndëgjon fjalët tueja, mbasi të keni dalë jashtë shtëpisë apo jashtë atij qyteti, shkundni pluhunin prej kambëve tueja. 15Vërtet po ju them, ma kollaj do ta kenë Sodoma e Gomorra në ditën e gjykimit sesa ai qytet».
Përndjekjet
16«Ja, unë po ju dërgoj si dele mes ujqësh. Prandaj, jini të mençun si gjarpnijtë e zë pafajshëm si pëllumbat. 17Ruhuni prej njerëzve. Do t'ju dorëzojnë nëpër sinedra e do t'ju fshikullojnë në sinagogat e tyne. 18Para prijësve e mbretënve do t'ju çojnë për shkakun tim, si dëshmi ndaj tyne e ndaj kombeve. 19Kur t'ju dorëzojnë, mos u brengosni se si çka të thoni. Do t'ju jepet në atë hop çka të thoni, 20se nuk jeni ju folësit, por shpirti i Atit tuej, që flet në ju. 21Vëllai do të dorëzojë vëllain për vdekje dhe ati të birin. Edhe bijtë do të ngrihen mbi prindët e do t'i dënojnë me vdekje. 22Do të jeni të urryem prej të gjithëve prej emnit tim. Por, kush do të durojë deri në fund, ai do të shpëtojë. 23Kur t'ju përndjekin në ndonjë qytet, ikni në tjetrin. Vërtet po ju them, nuk do t'i keni krye qytetet e Izraelit para se të ketë ardhë biri i njeriut.
24Nxanësi nuk asht mbi mësuesin e as shërbëtori mbi të zotin. 25Nxanësit i mjafton me u ba si mësuesi e shërbëtorit, si i zoti. Nëse kryeshtëpiakun e thirrën Beelzebul, sa fish shtëpiakët e tij?».
Mos kini frikë
26«Mos, i drueni, pra! Nuk ka asgja të mbulueme, që nuk do të zbulohet, as të mshehtë, që nuk do të njoftohet. 27Çka ju tregoj në terr, thuejeni në dritë e çka ndieni në vesh, kumtojeni mbi çati. 28Mos drueni ata që vrasin trupin, por që shpirtin nuk munden me e vra. Drueni ma shumë atë që mundet me rrënue edhe trupin edhe shpirtin në gehenë. 29A nuk shiten dy trumcakë për një qindarkë? E asnjë prej tyne nuk bjen përtokë pa dijeninë e Atit tuej. 30Por juve ju janë numërue edhe të gjitha fijet e flokëve të kresë. 31Mos u drueni, pra! Ju vyeni ma shumë se shumë trumcakë».
Vendimi me ndjekë Krishtin
32«Prandaj, kushdo që shpall para njerëzve se më përket mue, edhe unë do të shpall para Atit tim, që asht në qiell, se i përkas atij. 33Por, atë që më mohon para njerëzve, edhe unë do ta mohoj para Atit tim, që asht në qiej.
34Mos pandehni se erdha me hedhë paqen mbi tokë. Nuk erdha me hedhë paqen, por shpatën. 35Erdha me nda
njeriun nga i atit
bijën nga e ama,
nusen nga vjehrra e saj
36dhe armiqtë e njeriut
do të jenë shtëpiakët e tij.
37Kush don atin apo nanën ma shumë se mue, nuk asht i denjë për mue e kush don birin apo bijen ma shumë se mue, nuk asht i denjë për mue. 38Kush nuk merr kryqin e vet e më ndjek mbas meje, nuk asht i denjë për mue. 39Kush gjen jetën e vet, do ta bjerrë dhe, kush ta bjerrë jetën e vet për mue, do ta gjejë».
Shpërblimi
40«Kush ju pret ju, më pret mue dhe, kush më më pret mue, pret atë më më ka dërgue. 41Kush pret një profet prej emnit të profet, do të marrë shpërblimin e profetit dhe, kush pret një të drejtë prej emnit i drejë, do të marrë shpërblimin e të drejtit. 42Kushdo i jep me pi një gotë ujë të cemtë njënit prej këtynë të vegjëlve vetëm prej emnit nxanës, vërtet po ju them, nuk do ta bjerrë shpërblimin e vet».

सध्या निवडलेले:

Mateu 10: DHRG

ठळक

सामायिक करा

कॉपी करा

None

तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन