YouVersion लोगो
सर्च आयकॉन

Mateu 9

9
Shërimi i një të paralizuemi
1Ai hipi në lundër, kaloi matanë dhe shkoi në qytetin e vet. 2Dhe, ja, po i sillnin një të paralizuem, të shtrimë në një vig. Jezusi vuni re besimin e tyne dhe i tha të paralizuemit: «Guxim, bir! Të janë falë mëkatet». 3E, ja, disa prej shkruesve thanë me vete: «Ky po blasfemon».
4Tue i njohtë mendimet e tynë, Jezusi tha: «Pse mendoni ligësina në zemrat tueja? 5Çka asht ma e kolljashme, me thanë "Të janë falë mëkatet", apo "çohu dhe ec"? 6Por, që ta dini se biri i njeriut e ka pushtetin me i falë mëkatet mbi dhe, atëherë i tha të paralizuemit: "Çohu, merre vigun e shko në shtëpinë tande"». 7Dhe ai u çue e shkoi në shtëpinë e vet. 8Turmat panë e u tutën. Mandej lëvduen Hyun, atë që u kishte dhanë një pushtet të tillë njerëzve.
Thirrja e Mateut
9Tue kalue andej, Jezusi vërejti një njeri ndenjun në tagërtore, i cili quhej Mate. Atëherë i tha: «Më ndiq mue». Ai u ngrit dhe e ndoqi. 10Kur ai ishte ulë në tryezë në shtëpi, ja, vinin shumë tagrambledhës e mëkatarë, që uleshin të tryezë me Jezusin e me nxanësit e tij. 11Tue vërejtë këtë, farisejtë u thoshin nxanësve të tij: «Pse mësuesi juej han me tagrambledhësit e me mëkatarët?». 12Por ai ndigjoi e tha: «Nuk kanë nevojë të shëndoshëtit për mjekun, por ata që kanë lëngata. 13Shkoni e mësoni çka don me thanë: Mëshirën dëshiroj e jo blatimin. Nuk erdha me thirrë të drejtët, por mëkatarët».
Njinesa
14Atëherë iu avitën nxanësit e Gjonit i thanë: «Pse ne e farisejtë njinojmë shumë, kurse nxanësit e tu nuk njinojnë?». 15Jezusi u tha: «A munden me mbajtë zi dasmorët derisa dhandrri të jetë me ta? Por do të vijnë ditët kur do t'u hiqet dhandrri e atëherë do të njinojnë. 16Askush nuk qep një arnë pëlhure të re në një petk të vjetër, se arna e tij e tërheq petkun e grisja bahet ma e keqe. 17Askush nuk qet venë të re në rrëshiqë të vjetër që të mos plasin rrëshiqët, se edhe vena derdhet, edhe rrëshiqët prishen. Por, venën e re e qesin në rrëshiqë të rij e ruhen të dyja bashkë».
Ngjallja e një vajze dhe shërimi i një grueje
18Kur po u tregonte këto, erdhi një kryesues tue u përkulë para tij e tue thanë: «Bija ime sapo vdiq, por, eja e ven duert mbi të e do të jetojë». 19Jezusi u çue dhe e ndoqi me nxanësit e vet. 20Dhe, ja, një grue, që humbte gjak prej dymbëdhjetë vjetëve, iu afrue nga mbrapa dhe i preku kindin e zhgunit. 21Ajo thoshte me vete: «Sikur vetëm t'i prek zhgunin, do të shpëtoj». 22Jezusi u soll dhe, tue e pa, tha: «Guxim, bijë! Besimi yt të shpëtoi». E grueja shpëtoi që prej asaj here. 23Kur Jezusi hyni në shtëpinë e kryesuesit dhe pa fyelltarët e turmën zhurmuese, 24tha: «Largohuni, se vashëza nuk ka vdekë, por po flen». Ata e përqeshnin. 25Kur u nxor turma, hyni, e mori për dore dhe vashëza u çue. 26Kësaj ndodhie i doli zani në tanë ato troje.
Shlërimi i të verbtëve
27Kur po kalonte prej andej, Jezusin e ndoqën dy të verbët, tue bërtitë: «Ki mëshirë për ne, biri i Davidit!». 28Mbasi hynë në shtëpi, të verbëtit iu afruen e Jezusi u tha: «A besoni se mundem me e ba këtë?». I thanë: «Po, o Zot!». 29Atëherë u preku sytë, tue thanë: «Ju ndodhtë simbas besimit tuej!». 30Dhe atyne iu hapën sytë. Jezusi i urdhnoi rreptësisht: «Ruhuni, që të mos e dijë askush!» 31Por ata dolën dhe e hapën kumtin në tanë ato troje.
Shërimi i shurdhmemecit
32Por, kur ishin tue dalë, ja, i sollën një të pagojë të djallosun. 33Kur u nxor djalli, i pagoji foli dhe turmat u mahnitën, tue thanë: «Diçka e tillë nuk asht shfaqë kurrë në Izrael». 34Kurse farisejtë thoshin: «Në saje të kryetarit të djajve i nxjerr djajtë».
Të korrat janë të shumta
35Jezusi i përshkoi të gjitha qytetet e fshatnat, tue mësue nëpër sinagogat e tyne, tue kumtue ungjillin e mbretnisë dhe tue shërue çdo sëmundje e çdo lëngatë. 36Tue vërejtë turmat, pati dhembshuni për ta, se ishin të mundueme e të ligështueme, porsi delet që nuk kanë bari. 37Atëherë u tha nxanësve të vet: «Të korrat janë të shumta, por punëtorët, të paktë. 38Lutjuni, pra, të zotit të të korrave, të nxjerrë punëtorë në të korrat e veta».

सध्या निवडलेले:

Mateu 9: DHRG

ठळक

सामायिक करा

कॉपी करा

None

तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन