Psalteri 2
2
1Përse shfryitnë kombetë, edhe popujtë shkuenë ndër mend punë të kota?
2Mbëretënit e dheut ndenjnë, edhe të parët’ u mbëlothnë bashkë kundrë Zotit, edhe kundrë të lyemit ati,
3 tue thanë: Le të këpusim lidhëjet’ e atyne, edhe le të hedhim tej prei nesh vargjet’ e atyne.
4Ai qi rri ndë qillt ka me qeshunë: Zoti ka me përqeshun’ ata.
5Atëherë ka me u folunë ndë mëni të vet, edhe ka me i trubulluem ndë zemërim të vet.
6Por unë,ka me thanë, Leva mbëretinë t’em mbi Sionë, malin e shenjtënisë s’eme.
7Unë kam me diftuem urdhëniminë; Zoti më tha: Ti je biri em, unë sot të kam piellë.
8Lyp prei meje, edhe kam me të dhanë kombetë për trashigiminë tand, edhe kantet’ e dheut për të përmbaitunitë tat.
9Ke me kullotun’ ata me shkop të hekurtë; ke me thyem ata porsi enë tiegullari.
10Tashti pra urtësohi, o mbëretënë; mësohi, o gjykatësit’ e dheut.
11Shërbeni Zotit me frikë, edhe gëzohi me të dridhunë.
12Puthni birinë, mos zemërohetë ndonji herë, edhe keni me hupunë prei udhësë, kur të ndizetë së shpeiti zemërimi i ati. Lum gjith’ ata qi kanë shpëryem mb’atë.
လက္ရွိေရြးခ်ယ္ထားမွု
Psalteri 2: PSGEKK1872
အေရာင္မွတ္ခ်က္
မၽွေဝရန္
ကူးယူ
မိမိစက္ကိရိယာအားလုံးတြင္ မိမိအေရာင္ခ်ယ္ေသာအရာမ်ားကို သိမ္းဆည္းထားလိုပါသလား။ စာရင္းသြင္းပါ (သို႔) အေကာင့္ဝင္လိုက္ပါ
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
Albanian Geg Psalms Konstandin Kristoforidhi © Interconfessional Bible Society of Albania, 1872.
Pssalmet Gegnisht - Kostandin Kristoforidhi © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë, 1872.