Zanafilla 2
2
1Kështu u kryen qielli, toka e gjithçka që është në to#2.1 he. gjithë ushtria e tyre. 2Ditën e shtatë Perëndia e përfundoi punën që kishte bërë. Ditën e shtatë ai pushoi nga të gjitha punët që kishte bërë. 3Perëndia e bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë, se atë ditë ai pushoi nga çdo gjë që krijoi e bëri.
4Kjo është zanafilla e qiellit dhe e tokës kur u krijuan.
Krijimi i burrit dhe i gruas
Ditën kur Zoti Perëndi krijoi tokën e qiellin, 5asnjë shkurre e fushës nuk kishte mbirë ende mbi tokë dhe asnjë bar i fushës nuk kishte gjelbëruar ende, se Zoti Perëndi nuk kishte dërguar shi mbi tokë e nuk kishte njeri ta punonte. 6Megjithatë një burim#2.6 ose: avull; re dilte nga toka dhe ujiste gjithë sipërfaqen e saj. 7Atëherë Zoti Perëndi formoi njeriun prej pluhurit të tokës dhe i hukati në vrimat e hundës frymën e jetës. Kështu njeriu u bë qenie e gjallë. 8Zoti Perëndi mbolli një kopsht në Eden, në lindje, dhe aty vuri njeriun që kishte formuar. 9Zoti Perëndi bëri të mbijnë nga toka pemë tërheqëse nga pamja e të mira nga shija. Në mes të kopshtit vuri pemën e jetës dhe pemën e njohjes të së mirës e të së keqes.
10Një lumë që buronte nga Edeni, ujiste kopshtin e prej andej ndahej në katër lumenj. 11I pari quhet Pishon e rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka ar. 12Ari i këtij vendi është i mirë. Aty ka edhe bdel e gur oniksi. 13I dyti quhet Gihon e rrethon tërë vendin e Kushit. 14I treti quhet Tigër e rrjedh në lindje të Asirisë. I katërti quhet Eufrat.
15 Zoti Perëndi e mori njeriun dhe e vendosi në kopshtin e Edenit, që ta punonte e ta ruante. 16Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun e i tha: «Nga çdo pemë e kopshtit ha lirisht, 17por nga pema e njohjes të së mirës e të së keqes mos ha, sepse ditën që ha prej saj, me të vërtetë do të vdesësh».
18Pastaj Zoti Perëndi tha: «Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm. Do t'i bëj dikë përkrah si veten e tij#2.18 he. një ndihmës si përballë tij». 19Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu të gjitha kafshët e tokës e të gjithë shpendët e qiellit. I solli para njeriut, për të parë sesi do t'i quante. Çfarëdo emri që njeriu do t'u vinte, ai do të ishte emri i tyre. 20Kështu njeriu i vuri emër çdo bagëtie, çdo shpendi të qiellit e çdo kafshe të egër. Megjithatë, Adamit nuk iu gjet askush përkrah si vetja e vet. 21Atëherë Zoti Perëndi e vuri njeriun në gjumë të thellë. Kur e zuri gjumi, i mori një brinjë e në vend të saj i vuri mish. 22Me brinjën që mori nga njeriu Zoti Perëndi bëri gruan dhe e solli te njeriu. 23Atëherë njeriu tha:
«Kjo tani, është kockë prej kockave të mia,
mish prej mishit tim.
Do të quhet grua,
se nga burri ajo u nxor».
24Prandaj burri do të lërë të atin e të ëmën, do të bashkohet me gruan e vet e do të bëhen një mish.
25Njeriu me gruan e tij ishin që të dy lakuriq, por nuk kishin turp.
Aktuálne označené:
Zanafilla 2: AL
Zvýraznenie
Zdieľať
Kopírovať
Chceš mať svoje zvýraznenia uložené vo všetkých zariadeniach? Zaregistruj sa alebo sa prihlás
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020