Mateu 6
6
Lëmosha
1«Kujdes! Mos e kryeni drejtësinë tuej faqe njerëzve, me qëllim që ata t'ju vërejnë. Përndryshe nuk do të keni shpërblim prej Atit tuej që asht në qiej. 2Prandaj, kur të japësh lëmoshë, mos i fryj borisë para vetes, sikurse bajnë skuthat nëpër sinagoga e nëpër rrugë, që të lëvdohen prej njerëzve. Vërtet po ju them: e kanë marrë shpërblimin e vet. 3Por ti, kur të japësh lëmoshë, mos ta dijë e majta çka ban e djathta, 4që lëmosha jote të metet në mshehtësi. E Ati yt, që shikon në mshehtësi, ka me ta kthye».
Lutja
5«Kur të luteni, mos u bani si skuthat, të cilëve ua ka anda me u lutë më kambë nëpër sinagoga e nëpër udhëkryqet e shesheve, për me u dukë para njerëzve. Vërtet po ju them: e kanë marrë shpërblimin e vet. 6Por ti, kur të lutesh, hyn në dhomën tande të mshehtë e, mbasi ta kesh ndrye derën tande, lutju Atit tand në mshehtësi. E Ati yt, që shikon në mshehtësi, do të të shpërblejë. 7Kur të luteni, mos thoni fjalë të kota, si kombet. Ata pandehin se do të ndigjohen prej fjalëve të tyne të shumta. 8Mos u përngjani atyne. Aty juej e din për çka keni nevojë para se t'ia kërkoni. 9Prandaj ju lutuni kështu:
Ati ynë, që je në qiej,
u shejtnoftë emni yt,
10ardhtë mbrentia jote,
u baftë vullneti yt,
si në qiell, edhe në tokë.
11Bukën tonë të mbiqenësishme
na e jep sot.
12Na i fal detyrimet tona,
sikurse edhe ne ua falim detyruesve tanë.
13E mos na ven në sprovë,
por na liro nga i ligu.
14Se, nëse ua falni njerëzve shkeljet e tyne, Ati juej qiellor do t'jua falë edhe juve. 15Por, nëse nuk ua falni njerëzve, as Ati juej nuk du t'jua falë shkeljet tueja».
Njinesa
16«Kur të njinoni, mos u vrani si skuthat. Ata i ngërdheshin fytyrat për me u dukë para njerëzve se janë tue njinue. Vërtet po ju them: e kanë marrë shpërblimin e vet. 17Por ti, kur të njinosh, lyeje kryet me voj e dlire fytyrën, 18që të mos dukesh tue njinue para njerëzve, por para Atit tand në mshehtësi. E Ati yt, që sheh në mshehtësi, do të të shpërblejë».
Thesari në qiell
19«Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku tenja e ndryshku brejnë e ku vjedhësit depërtojnë e vjedhin, 20por mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja, as ndryshku nuk brejnë e ku vjedhësit nuk depërtojnë, as vjedhin. 21Se, ku asht thysari yt, aty asht edhe zemra jote».
Drita e trupit
22«Drita e trupit asht syni. Prandaj, po të jetë shëndosh syni yt, tanë trupi yt do të jetë i shndritun. 23Por, po të jetë keq syni yt, tanë trupi yt do të jetë i errët. Atëherë, nëse drita që asht në ty asht terr, sa do të jetë errësina!».
Dy zotnitë
24«Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotnive, se, ose njenin do ta urrejë e tjetrin do ta dojë, ose njenit do t'i përkushtohet e tjetrin do ta shpërfillë. Nuk mund t'i shërbeni Hyut e mamonës».
Ngushtimet e brengat
25«Prandaj po ju them: mos u angështoni për jetesën tuej, se çka të hani e çka të pini. As për trupin tuej, se çka të vishni. A nuk asht jeta diçka ma shumë se ushqimi e trupi se petku? 26Vëreni zogjtë e qiellit, që nuk mbjellin, nuk korrin, nuk grumbullojnë nëpër qilarë dhe Ati juej qiellor i ushqen. A nuk vleni ju ma shumë e ata. 27Kush prej jush, tue u angshtue, mund t'i shtojë një pëllambë jetëgjatësisë së vet? 28E për petkun, pse angshtoheni? Vrojtoni lilat e arës si rriten. Nuk mundohen, as thurin. 29Por unë po ju them se as Solomoni në tanë lavdinë e vet nuk ishte mbështjellë si njëni prej tyne. 30Nëse Hyu e stolis kështu barin e arës, që sot asht e nesër hidhet në furrë, a nuk do të bajë shumë ma shumë për ju, besimpaktë? 31Mos u angshtoni, pra, tue thanë: "Çka të hamë?", apo: "Çka të pimë?", apo: "Çka të veshim?". 32Të gjitha këto i kërkojnë kombet. Ati juej qiellor e din se keni nevojë për të gjitha këto. 33Kërkoni ma parë mbretninë e Hyut e drejtësinë e tij dhe ai do t'jua japë shtesë edhe të gjitha këto. 34Mos u angshtoni, pra, për të nesërmen, se e mesërmja angshtohet vetë për veten».
Zvasarudzwa nguva ino
Mateu 6: DHRG
Sarudza vhesi
Pakurirana nevamwe
Sarudza zvinyorwa izvi
Unoda kuti zviratidziro zvako zvichengetedzwe pamidziyo yako yose? Nyoresa kana kuti pinda
This translation is a copyright of the Interconfessional Bible Society of Albania

: