Jozuehu 15
15
Trojet e fisit të Judës
1Toka që iu nda me short fisit të Judës, sipas klaneve, shtrihej në jug deri në kufijtë e Edomit, në shkretëtirën e Cinit. 2Kufiri jugor fillonte nga kepi në fundin jugor të detit të Kripur, 3zgjatej në jug në drejtim të përpjetës së Akrabimit, kalonte në Cin, nga jugu i Kadesh Barnesë, kalonte në Hecron, ngjitej në Adar e kthente në Karkah. 4Pastaj kalonte në Acmon, ngjitej për në përroin e Egjiptit e përfundonte në det. Ky ishte kufiri jugor. 5Kufiri lindor ishte deti i Kripur deri në grykën e Jordanit. Kufiri verior fillonte te gjiri i detit në grykën e Jordanit. 6Pastaj kufiri ngjitej në Bet Hoglah, kalonte nga veriu i Bet Arabahut e ngjitej deri te shkëmbi i Bohanit, birit të Rubenit. 7Më tej kalonte në Debir, nëpër luginën e Akorit e në veri kthehej për në Gilgal, përballë përpjetës së Adumimit, në jug të përroit. Kalonte përgjatë ujërave të En Shemeshit e shkonte deri në En Rogel. 8Pastaj kufiri ngjitej në luginën e Ben Hinomit, përgjatë shpateve jugore të jebusitëve, ku është Jerusalemi. Prej këtu ngjitej në majë të malit, kundruall pjesës perëndimore të luginës së Hinomit, deri në fundin verior të luginës së refaitëve. 9Nga maja e malit kufiri kthehej drejt burimeve të Neftoahut e pastaj shkonte drejt qyteteve të malit të Efronit, për t'u kthyer më pas drejt Baalahut, që është Kirjat Jearimi. 10Nga Baalahu kufiri kthente për nga perëndimi në drejtim të malit Seir, kalonte në veri të shpateve të malit të Jearimit, që është Kesaloni, e zbriste në Bet Shemesh, duke kaluar nga Timnahu. 11Pastaj kalonte në veri të shpateve të Ekronit, kthehej drejt Shikeronit, shkonte deri në Jabnel, duke kaluar malin e Baalahut e përfundonte në det. 12Kufiri perëndimor ishte deti i Madh. Këta ishin kufijtë e fisit të Judës, sipas klaneve.
Pushtimi i Hebronit
13Kalebi, biri i Jefunehut, mori një pronë brenda trojeve të pasardhësve të Judës, ashtu siç i kishte thënë Zoti Jozuehut për Kirjat Arbanë që është Hebroni. Arbai është ati i Anakut. 14Kalebi i dëboi prej Hebronit të tre bijtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin e Talmain, pasardhës të Anakut. 15Prej Hebronit ai shkoi për të sulmuar banorët e Debirit. Debiri quhej më parë Kirjat Sefer. 16Kalebi tha: «Atij që do të sulmojë e do të pushtojë Kirjat Seferin do t'i jap për grua time bijë, Aksahanë». 17Qytetin e pushtoi Otnieli, biri i Kenazit, të vëllait të Kalebit, prandaj Kalebi i dha për grua të bijën, Aksahanë. 18Aksahaja, kur erdhi në shtëpinë e burrit, i mbushi mendjen të shoqit që ajo të shkonte tek i ati e t'i kërkonte një arë. Sapo zbriti nga gomari, Kalebi e pyeti: «Çfarë ke?». 19Ajo i tha: «Më jep një gjë si bekim. Më ke dhënë tokë në Negev, por dua të më japësh edhe ndonjë burim uji». Atëherë Kalebi i dha burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.
Vendbanimet e fisit të Judës
20Këto janë trojet e fisit të Judës, sipas klaneve. 21Qytetet e fundit në pjesën jugore të trojeve të pasardhësve të Judës, në kufi me Edomin, ishin Kabceli, Ederi, Jaguri, 22Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23Kedeshi, Hacori, Itnani, 24Zifi, Telemi, Bealoti, 25Hacor Hadatahu, Kerioti, Hecroni, që është Hacori, 26Amani, Shemai, Moladahu, 27Hacar Gadahu, Heshmoni, Bet Peleti, 28Hacar Shuali, Bersheba, Biziotejahu, 29Baalahu, Ijimi, Ecemi, 30Eltoladi, Kesili, Hormahu, 31Ciklagu, Madmanahu, Sansanahu, 32Lebaoti, Shilhimi, Ajini dhe Rimoni: gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat përreth.
33Në ultësirë ndodheshin Eshtaoli, Corahu, Ashnahu, 34Zanoahu, En Ganimi, Tapuahu, Enami, 35Jarmuthi, Adulami, Sokohu, Azekahu, 36Sharaimi, Aditajimi, Gederahu dhe Gederotajimi, gjithsej katërmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.
37Ishin edhe Cenani, Hadashahu, Migdal Gadi, 38Dileani, Micpahu, Jokteli, 39Lakishi, Bockati, Egloni, 40Kaboni, Lahmasi, Kitlishi, 41Gederoti, Bet Dagoni, Namahu dhe Makedaja, gjithsej gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.
42Më pas vinin Libnahu, Eteri, Ashani, 43Jeftahu, Ashnahu, Necibi, 44Kejlahu, Akzibi, Mareshahu, gjithsej nëntë qytete me fshatrat përreth.
45Pastaj vinte Ekroni me qytezat dhe fshatrat përreth. 46Nga Ekroni deri në det përfshihej gjithçka që gjendej pranë Ashdodit me fshatrat përreth: 47Ashdodi vetë me qytezat dhe fshatrat përreth, Gaza me qytezat dhe fshatrat përreth, deri në përroin e Egjiptit. Kufiri ishte deti i Madh.
48Në malësi ndodheshin Shamiri, Jatiri, Sokohu, 49Danahu, Kirjat Sanahu, që është Debiri, 50Anabi, Eshtemohu, Animi, 51Gosheni, Holoni dhe Gilohu, gjithsej njëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.
52Ishin edhe Arabi, Rumahu, Eshani, 53Janimi, Bet Tapuahu, Afeku, 54Humtahu, Kirjat Arbaja, që është Hebroni, dhe Ciori, gjithsej nëntë qytete me fshatrat përreth.
55Pastaj vinin Maoni, Karmeli, Zifi, Jutahu, 56Izreli, Jokdeami, Zanoahu, 57Kaini, Gibeahu dhe Timnahu, gjithsej dhjetë qytete me fshatrat përreth.
58Halhuli, Betcuri, Gedori, 59Marati, Bet Anoti dhe Eltekoni, gjithsej gjashtë qytete me fshatrat përreth.
60Kirjat Baali, që është Kirjat Jearimi, dhe Rabahu, gjithsej dy qytete me fshatrat përreth.
61Në shkretëtirë ndodheshin Bet Arabahu, Midini, Sekakahu, 62Nibshani, Ir Melahu, En Gedi, gjithsej gjashtë qytete me fshatrat përreth.
63Pasardhësit e Judës nuk mundën t'i dëbonin të gjithë jebusitët, që banonin në Jerusalem, ndaj ata banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem bashkë me pasardhësit e Judës.
Aktualisht i përzgjedhur:
Jozuehu 15: AL1
Thekso
Ndaje
Copy
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020