Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Jozuehu 16

16
Trojet e Efraimit dhe të Manaseut
1Tokat nga Jordani, përballë Jerikosë, deri te burimet e Jerikosë në lindje, u ranë me short pasardhësve të Jozefit. Nga Jerikoja kufiri ngjitej nëpër shkretëtirë, kalonte në malësinë e Betelit 2e nga Beteli shkonte në Luz, për të kaluar kufirin e arkitëve në Atarot. 3Në perëndim kufiri zbriste deri në Bet Horonin e poshtëm e në Gezer. Tokat e tyre përfundonin në det.
4Këto i morën trashëgimi bijtë e Jozefit, Efraimi e Manaseu.
5Pasardhësit e Efraimit morën, sipas klaneve, tokat që kufizoheshin në lindje me Atarot Adarin e që shkonin deri në Bet Horonin e sipërm. 6Kufijtë e tyre shkonin deri në det. Në veri kufiri kalonte Mikmetatin e kthente në lindje për në Tanat Shiloh. Si e kalonte Tanat Shilohun, shkonte më në lindje për në Janoah. 7Nga Janoahu zbriste për në Atarot e Narah, prekte Jerikonë e shkonte deri në Jordan. 8Nga Tapuahu zgjatej në perëndim drejt përroit të Kanës e përfundonte në det. Kjo është trashëgimia e pasardhësve të fisit të Efraimit, sipas klaneve. 9Këtyre u shtohen edhe qytetet që iu dhanë pasardhësve të Efraimit brenda tokave të pasardhësve të Manaseut, me gjithë fshatrat përreth. 10Pasardhësit e Efraimit nuk i dëbuan kananitët që banonin në Gezer, prandaj kananitët banojnë edhe sot e kësaj dite mes pasardhësve të Efraimit. Ata u bënë robër pune.

Aktualisht i përzgjedhur:

Jozuehu 16: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr