Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Urtia 15

15
Izraeli njeh Perëndinë
1Ti, o Perëndia ynë, je i mirë dhe i vërtetë,
i duruar je dhe gjithçka e drejton me mëshirë.
2Edhe në mëkatofshim, të tutë jemi
dhe e njohim pushtetin tënd,
por nuk do të mëkatojmë,
sepse e dimë se ty të përkasim.
3Njohja jote është drejtësi e përsosur,
njohja e pushtetit tënd është rrënja e pavdekësisë.
4Nuk na mashtruan shpikjet e liga të njerëzve,
as mundi pa fryt i vizatuesve,
trajtat e ngjyera me bojëra të ndryshme.
5Pamja e tyre josh të marrët,
i bën të dëshirojnë shëmbëllimin e pajetë.
6Ata që duan të keqen,
që bëjnë, dëshirojnë e adhurojnë idhujt,
janë të denjë për këtë shpresë të kotë.
7Poçari e ngjesh dheun e butë me mund
dhe bën një enë për ta përdorur.
Nga e njëjta baltë punon edhe enët për punë të pastra,
edhe enë për vepra të ndyra.
Për çfarë shërben njëra apo tjetra
e vendos poçari.
8Me punë të ligë krijon nga e njëjta baltë perëndinë e kotë,
ai që prej dheut ishte lindur qëparë.
Pas pak do të kthehet andej nga erdhi,
kur t'i kërkohet shpirti që i qe dhënë.
9Nuk shqetësohet se do të shuhet,
se jetën e ka të shkurtër,
por matet me arpunues e argjendarë,
kopjon punët e farkëtarëve
e mburret me punimet e rreme.
10Zemrën e ka hi,
shpresën më të ulët se dheu,
jetën më të pavlerë se baltën.
11E shpërnjohu krijuesin e vet
që i kishte dhënë shpirt veprues
e i kishte futur frymën e gjallë.
12Jetën tonë e mori si lojë,
të jetuarit si tregti për fitim,
mendon veç të fitojë,
edhe pandershmërisht.
13Ai e di më mirë se të gjithë se mëkaton,
kur krijon prej dheut enë e shtatore të brishta.
14Të gjithë armiqtë që e mundojnë popullin tënd,
janë më të marrë e më të mjerë se foshnjat,
15se mbajtën për perëndi gjithë idhujt e kombeve,
që nuk kanë sy për të parë,
as hundë për të marrë frymë,
as veshë për të dëgjuar,
as gishta për të prekur
dhe këmbët që kanë, s'i kanë për të ecur.
16Ata i krijoi njeriu,
i gdhendi ai që e ka shpirtin hua.
Asnjë i ngjashëm me njerëzit
s'mund të krijojë perëndi.
17Vdekatar është,
gjëra të vdekura bën me duart e tij të paudha.
Vetë është më i mirë se idhujt e vet,
se ai ka jetë, por ato kurrë.
18Adhurojnë edhe kafshët më të pështira,
ato më të urryerat,
19që pamjen s'e kanë të hijshme si të tjerat,
që Perëndia as i lavdëroi, as i bekoi.

Aktualisht i përzgjedhur:

Urtia 15: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr