Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dashuri e Çmendur me Francis ChanShembull

Crazy Love With Francis Chan

DITA 1 NGA 7

”Mos u Lut”

Po sikur të thoja, “Mos u Lut”? Po sikur të të thoja, mos fol më me Zotin për një farë kohe, por në vend të kësaj, qëndro në heshtje dhe bëj një vështrim të gjatë drejt Tij, para se të thuash një fjalë tjetër? Solomoni na paralajmëroi, që të mos nxitonim në praninë e Zotit me fjalë. Kjo është ajo çfarë budallenjtë bëjnë. Dhe shpesh, është ajo çfarë ne bëjmë.

Njeriu i urtë vjen tek Zoti, pa thënë asnjë fjalë dhe qëndron me frikë para Tij. Mund të duket si një përpjekje e pashpresë, për të parë Zotin e padukshëm. Por Romakëve 1:20 na tregon se nëpërmjet krijimit, shohim “cilësitë e Tij të padukshme” dhe “natyrën hyjnore”.

Le ta fillojmë këtë plan leximi, duke parë drejt Zotit në heshtje. Fillo duke parë këtë video.

Je pa fjalë? I mrekulluar? I përulur?

Kur i pashë këto pamje, më duhej të adhuroja. Nuk doja të flisja për të, ose ta ndaja atë me të gjithë. Doja të rrija në heshtje dhe të admiroja Krijuesin.

R. C. Sproul shkruan, “Njerëzve nuk i bën përshtypje dhe nuk preken siç duhet nga bindja për parëndësinë e tyre, derisa të ballafaqohen me madhështinë e Perëndisë.”

* Sa kohë ka kaluar, që kur thjesht ke medituar për madhështinë dhe sovranitetin e Perëndisë? Çfarë mund të vendosësh të bësh në praktikë, për ta bërë këtë nderim dhe frikë një pjesë të jetës tënde të përditshme?

Së fundi, shiko këtë video dhe mendo për pikat që vë në dukje:

Dita 2

Rreth këtij plani

Crazy Love With Francis Chan

Marrë nga libri i tij më i suksesshëm sipas New York Times "Dashuria e Çmendur", Francis Chan gërmon thellë në dashurinë e çmendur të mahnitshme të Perëndisë për ne, dhe se si duhet të duket përgjigjja jonë e përshtatshme për një dashuri të tillë. Por ai nuk ndalet këtu, duke na sfiduar të mendojmë për madhështinë e Perëndisë dhe dallimin e madh midis madhështisë së Tij të përjetshme dhe jetës sonë të përkohshme këtu në tokë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/crazy_love/

Plane të ngjashme