Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Dashuri e Çmendur me Francis ChanShembull

Crazy Love With Francis Chan

DITA 5 NGA 7

“Të Shërbesh Ushqimin e Mbetur Një Zoti të Shenjtë”

Jakobi 2:19 thotë, “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën! Edhe demonët besojnë—dhe dridhen.” Zoti nuk kërkon vetëm, që ne të kemi një njohuri teologjike të mirë; Ai dëshiron që ne ta njohim dhe ta duam Atë. 1 Gjoni 2:3-4 na thotë: "Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij. Ai që thotë: ''Unë e kam njohur atë'', dhe nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.”

Më quaj të çmendur, por unë mendoj se këto vargje kanë kuptimin se personi që pretendon të njohë Perëndinë, por nuk i bindet urdhërimeve të Tij, është një gënjeshtar dhe se e vërteta nuk është në të.

Disa njerëz pohojnë, se ne mund të jemi të Krishterë, edhe pa u bërë domosdoshmërisht dishepuj. Atëherë pyes veten, se pse gjëja e fundit që Jezusi na tha ishte të shkonim në botë, dhe të bënim dishepuj në të gjitha kombet, dhe tu mësonim atyre t’u bindeshin të gjitha urdhërimeve të Tij? Mund të vesh re, që Ai nuk shtoi diçka të tillë si, "Por hej, nëse kjo është shumë për të kërkuar, u thuaj atyre që thjesht të bëhen të Krishterë—le të jenë ata njerëz që mund të shkojnë në parajsë pa u dashur të angazhohen për asgjë.”

Tani, nuk dua që besimtarët e vërtetë, të dyshojnë në shpëtimin e tyre ndërsa lexojnë këtë libër. Në mes të përpjekjeve tona të dështuara për të dashur Jezusin, hiri i Tij na mbulon.

Secili prej nesh ka elemente dhe praktika të vakëta në jetën tonë; këtu qëndron hiri i pakuptimtë dhe ekstravagant i të gjithave. Shkrimet tregojnë qartë, se ka vend për dështimin dhe mëkatin tonë, në ndjekjen tonë të Perëndisë. Mëshirat e tij janë të reja çdo mëngjes (Vajtimet 3). Hiri i tij është i mjaftueshëm (2 Korintasve 12:9). Nuk jam duke thënë, se kur të gabosh, kjo do të thotë, që ti nuk ke qenë kurrë me të vërtetë një i Krishterë i sinqertë në radhë të parë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, askush nuk mund të ndiqte Krishtin.

* A po i sheh frytet e Krishterimit në jetën tënde? Një dashuri për Krishtin, duke ndjekur urdhërimet e Tij? Nëse ndihesh i guximshëm, pyet dikë që të njeh mirë, nëse veprimet e tua reflektojnë Krishtin dhe urdhërimet e Tij.

Së fundi, shiko këtë video dhe mendo rreth pikave të diskutuara:

Dita 4Dita 6

Rreth këtij plani

Crazy Love With Francis Chan

Marrë nga libri i tij më i suksesshëm sipas New York Times "Dashuria e Çmendur", Francis Chan gërmon thellë në dashurinë e çmendur të mahnitshme të Perëndisë për ne, dhe se si duhet të duket përgjigjja jonë e përshtatshme për një dashuri të tillë. Por ai nuk ndalet këtu, duke na sfiduar të mendojmë për madhështinë e Perëndisë dhe dallimin e madh midis madhështisë së Tij të përjetshme dhe jetës sonë të përkohshme këtu në tokë.

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë David C Cook që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: http://www.dccpromo.com/crazy_love/

Plane të ngjashme