Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ardhja: Udhëtimi drejt KrishtlindjesShembull

Advent: The Journey to Christmas

DITA 15 NGA 25

Zoti Nuk Është Larg!

Në ëndrrën e Jozefit, engjëlli zbuloi se lindja e Jezusit do të përmbushte profecinë shekullore dhe do t'i jepte fund ndarjes që kishte ekzistuar midis Zotit dhe njeriut, që nga mëkati i parë në Kopshtin e Edenit. Jozefi mësoi se Jezusi do të ishte “Zoti me ne.” Sa e thjeshtë mund të jetë të harrosh këtë të vërtetë!

Ne lexojmë tek Eksodi, shumë përpara lindjes së Jezusit, që Moisiu duhej të priste që Perëndia t'i fliste në maj të malit ose përmes një shkurre të djegur. Në atë kohë, njerëzimi nuk kishte qasje të vazhdueshme në një marrëdhënie intime me Zotin. Ndonjëherë, mund të jetë e lehtë të kalosh në këtë mentalitet të vjetër të komunikimit me Zotin. Sa shpesh kërkojmë ende një shkurre të djegur, duke dëshiruar një shenjë të qartë, të prekshme ose një fjalë të qartë nga Ai? Edhe si të Krishterë, ne mund të fillojmë të besojmë se Zoti është larg, kur duket sikur po presim gjatë të dëgjojmë prej Tij.

Ne duhet të kujtojmë se Jezusi e ka mbushur hapësirën midis nesh dhe Zotit. Ai është përgjigjja e Zotit ndaj dëshirës sonë, për një bisedë me Të nga një shkurre e djegur ose nga maja e një mali. Ne nuk adhurojmë një Zot të largët që nuk dëshiron të na flasë. Jezusi ka rivendosur marrëdhëniet tona me Të dhe ka krijuar një mënyrë për ne që çdo ditë t'i afrohemi fronit të Tij me guxim.

Këtë sezon Krishtlindjesh, gjej ngushëllim duke ditur se Zoti është me ty. Ai i dëgjon lutjet e tua, dhe Ai është për ty. Nëse Zoti mund të korrigjojë marrëdhënien tonë të prishurë me Të, mendo se çfarë mund dhe do të bëjë në jetën tonë dhe për të mirën tonë!

Lutje: O At, faleminderit për dhuratën e Jezusit, që Ai bëri një mënyrë që unë të jem përsëri pranë Teje. Faleminderit që dëshirove aq shumë një marrëdhënie me mua, sa dërgove Birin Tënd të vetëm për të vdekur në vendin tim. O At, më jep guxim të të kërkoj Ty në lutje dhe adhurim, duke e ditur që kam mundësi të kthehem përsëri tek Ti përmes Jezusit. Faleminderit që më dhe besimin që Ti je gjithmonë me mua, se unë nuk jam kurrë vetëm.

Shkarko imazhin e sotëm këtu

Dita 14Dita 16

Rreth këtij plani

Advent: The Journey to Christmas

Krishtlindja është me të vërtetë historia më e madhe e thënë ndonjëherë: besnikëria, fuqia, shpëtimi dhe dashuria e përsosur e Perëndisë. Le të bëjmë një udhëtim gjatë 25 ditëve të ardhshme për të zbuluar planin e ndërlikuar të Zotit për të shpëtuar botën nga mëkati dhe premtimet e përmbushura në lindjen e Birit të Tij.

More

Dëshirojmë të falënderojmë kishën e 'Highlands' që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.churchofthehighlands.com/

Plane të ngjashme