Ardhja: Udhëtimi drejt KrishtlindjesShembull
Zemra e Zotit Për Të Gjithë Botën
Magjistarët ishin të njohur për të qenë astrologë, gjë që shpjegon pse Zoti përdori një yll për t'i udhëhequr ata te Jezusi. Ai e dinte se si mund të tërhiqte vëmendjen e tyre. Si astrologë, ka shumë të ngjarë që Burrat e Mençur që përfshijmë në skenat tona të lindjes së Krishtit në Krishtlindje, të ishin magjistarë që interpretuan mesazhet hyjnore dhe shenjat për të fituar pushtet. Ekzistojnë shumë teori në lidhje me etninë dhe prejardhjen e këtyre burrave nga Lindja, por ka një gjë që ne e dimë me siguri: Ata nuk ishin Hebrenj. Ata ishin Johebrenj.
Për shekuj, njerëzit kishin supozuar se Shpëtimtari do të vinte posaçërisht për të çliruar Hebrenjtë, popullin e zgjedhur të Zotit. Ky është një supozim i arsyeshëm, sepse ata persekutoheshin vazhdimisht nga kombet johebrenj përreth, të cilët adhuronin perëndi të rreme. Nëse Zoti i Vetëm i Vërtetë po vinte në tokë për të themeluar Mbretërinë e Tij të përjetshme, me siguri do të ishte për hir të Hebrenjve.
Por kur Zoti zbulon domethënien e lindjes së Jezusit tek Magjistarët, ne marrim grimcën tonë të parë të prekshme të dëshirës së Tij për t'u pajtuar me të gjithë botën, por pa marrë parasysh prejardhjen tonë ose thellësinë e shthurjes. Ky është një moment rëndësishëm, veçanërisht për ata që nuk janë me prejardhje Hebraike. Ndërsa Jezusi lindi me një prejardhje të pastër Hebraike dhe sigurisht erdhi për të shpenguar ata që Ai zgjodhi që nga fillimi, Ai gjithashtu erdhi të rikthej të gjithë njerëzit përsëri në një marrëdhënie me Krijuesin e tyre.
Tek Veprat 15, apostulli Pal pranon që Fryma e Shenjtë nuk bën më dallime midis Hebrenjve dhe johebrenjve. Kushdo që ka besim në Jezusin është bërë një fëmijë i zgjedhur i Perëndisë. Pali shkon më tej tek Kolosianëve 3, duke thënë: "Këtu nuk ka më Grek e Jud, rrethprerje dhe parrethprerje, Barbar e Skithas, shërbetor e i lirë, por Krishti është gjithçka, dhe në të gjithë." Jezusi e bëri të qartë në Komisionin e Madh se Ai dëshironte që të gjitha kombet ta njihnin Atë. Zemra e Tij është për botën!
Lutje: Jezus, faleminderit që erdhe për të shpëtuar një botë që të mohoi për kaq shumë kohë. Faleminderit që dëshirove një marrëdhënie me mua kur isha komplet i padrejtë dhe i ndarë nga Ti. E di që Ti e do të gjithë botën, dhe unë dua të jem duart dhe këmbët e Tua, duke vazhduar për të arritur ata që janë larg Teje. Më përdor për të çuar dashurinë Tënde te kombet.
Shkarko imazhin e sotëm këtu.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Krishtlindja është me të vërtetë historia më e madhe e thënë ndonjëherë: besnikëria, fuqia, shpëtimi dhe dashuria e përsosur e Perëndisë. Le të bëjmë një udhëtim gjatë 25 ditëve të ardhshme për të zbuluar planin e ndërlikuar të Zotit për të shpëtuar botën nga mëkati dhe premtimet e përmbushura në lindjen e Birit të Tij.
More