Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ardhja: Udhëtimi drejt KrishtlindjesShembull

Advent: The Journey to Christmas

DITA 3 NGA 25

Shpengim për Pritjen e Zgjatur

Ndoshta e njeh Fjalën e Urtë, "Pritja e zgjatur e ligështon zemrën". Por a e di se Jezusi lindi sepse Zoti shpengoi pritjen e gjatë? Te Zanafilla, ne lexojmë se Abrahami dhe gruaja e tij Sarah kishin dekada që dëshironin një fëmijë, por Sarah nuk ishte në gjendje të mbetej shtatzënë. Kur Sarah ishte 90 vjeç, Perëndia iu shfaq Abrahamit dhe i premtoi që Sarah do të lindte një djalë, dhe se përmes këtij fëmije, Ai do të krijonte një besëlidhje të përhershme midis Tij dhe pasardhësve të Abrahamit. Sarah në të vërtetë qeshi kur Zoti e tha këtë, sepse ajo mendoi: "Si mundet një grua kaq e lodhur si unë, të gëzojë një kënaqësi të tillë?" Megjithatë Sarah mbeti shtatzënë dhe lindi një djalë. Abrahami e quajti atë "Isak", që do të thotë "e qeshur", sepse Zoti i solli Sahrës gëzim dhe shpengim të madh përmes asaj që dukej se ishte një situatë e pamundur.

Djali i Isakut ishte Jakobi dhe Jakobi kishte 12 djem, njëri prej tyre ishte Juda. Nga fisi i Judës doli mbreti David dhe për shkak se nëna e Jezusit Maria ishte pasardhëse e Davidit (siç ishte edhe babai i Tij tokësor Jozefi), Shpëtimtari u bë fryti i premtimit të Zotit për Abrahamin dhe Sahrën. Ndërsa Perëndia shëroi trupin e Sahrës dhe përmbushi dëshirën e zemrës së saj, Ai mbolli një farë që përfundimisht do të pajtonte njerëzimin me Veten e Tij, duke vendosur një besëlidhje që do të zgjasë përgjithmonë. Aftësia e Sahrës për të lindur në pleqërinë e saj, na jep një arsye tjetër të jemi të mahnitur nga historia e mrekullueshme e lindjes së Jezusit.

Nëse sot po përballesh me një pritje të gjatë, ji i sigurt që Zoti ka shpengim për këtë sezon dhe do të sjellë një zgjidhje më të madhe nga sa mund të imagjinosh. Megjithëse nuk mund të shohësh qëllimin në të tani, një ditë do mundesh. Mbahu tek premtimet e Zotit! Ashtu si Sarah, do të përjetosh që "Një dëshirë e madhe e përmbushur, është një pemë e jetës".

Lutje: O At, faleminderit që je një Perëndi i Fjalës Tënde. Ashtu si e përmbushe premtimin Tënd Sahrës, kam besim se do të përmbushësh premtimet e Tua edhe për mua. Të falenderoj paraprakisht që ke përdorur stinët e vështira të jetës sime, për një qëllim më të madh. At i dashur, jam i nderuar që jam një pjesë e punës që të sjell lavdi.

Shkarko imazhin e sotëmkëtu.

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Advent: The Journey to Christmas

Krishtlindja është me të vërtetë historia më e madhe e thënë ndonjëherë: besnikëria, fuqia, shpëtimi dhe dashuria e përsosur e Perëndisë. Le të bëjmë një udhëtim gjatë 25 ditëve të ardhshme për të zbuluar planin e ndërlikuar të Zotit për të shpëtuar botën nga mëkati dhe premtimet e përmbushura në lindjen e Birit të Tij.

More

Dëshirojmë të falënderojmë kishën e 'Highlands' që siguroi këtë plan. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: https://www.churchofthehighlands.com/

Plane të ngjashme