Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Të falim ata që na kanë lënduarShembull

Forgiving Those Who Wound Us

DITA 7 NGA 7

Të fshish historikun e gabimeve

Çdo ditë ne ruajmë përvoja për t'i kujtuar në të ardhmen - shpresojmë kujtime të gëzuara. Por ndonjëherë ndodhin gjëra të këqija që kanë një ndikim të përhershëm në jetën tonë. Ndonjëherë pasojat që njerëzit vuajnë ndodhin si rezultat i zgjedhjeve të gabuara të dikujt tjetër. Një shofer i dehur mund të largohet nga një aksident automobilistik duke e lënë një pasagjer të dëmtuar përgjithmonë nga një dëmtim fizik ose mendor. Një person mund t'u sjellë dëm të madh të tjerëve si rezultat i veprimeve të pakujdesshme ose egoiste. Si mund të fillojmë të mendojmë për faljen e gabimeve të tilla?

Falje do të thotë të lësh të shkosh veprimet e rënda dhe mëkatet e të tjerëve. Ju zgjidhni të mos mbani mend gabimet e të tjerëve. Psalmi 103:8-12 tregon faljen e qëllimshme të Perëndisë. "Ai nuk e ruan zemërimin gjithnjë" (ndonëse do të kishte të drejtë ta bënte këtë), dhe "ai i ka larguar mëkatet tona aq larg prej nesh sa është lindja nga perëndimi". Kjo është një distancë e përjetshme; dy horizontet nuk takohen kurrë. Perëndia me dashje i largon mëkatet tona nga sytë e tij dhe nuk i kujton më ato! Si mund ta praktikojmë një falje të tillë? Vetëm dashuria që na është dhënë nga Fryma e Shenjtë mund t'i transformojë zemrat tona aq sa të mos mbajmë "asnjë kujtim për gabimet" (1 Korintasve 13:5). Kjo lloj falje kryhet nga hiri i Perëndisë në zemrat tona dhe motivohet nga dashuria e vërtetë për të tjerët.

Është shumë e vështirë të falësh të tjerët kur vazhdimisht kemi në fokus vetëm vuajtjet dhe vështirësitë tona. Mendoni, në vend të kësaj, se si Perëndia i trajtoi fyerjet: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16). Dashuria e Perëndisë për ne e bëri atë të sakrifikonte Birin e tij për të siguruar falje për mëkatet tona. A duhet të falim në të njëtën mënyrë? Po! Por jo në forcat tona! Natyrisht do të kujtojmë ngjarje nga jeta jonë. Disa gjëra nuk mund t'i "harrojmë" kurrë. Por a mbajmë ne një “historik shënimesh” të gabimeve të të tjerëve? A i kujtojmë apo i rijetojmë detajet negative sa herë që e shohim personin?

Falja hyjnore nuk i fshin kujtimet tona, por na lejon të fshijmë të dhënat e gabimeve dhe të jetojmë në marrëdhënie të restauruara. Me kalimin e kohës dhe me anë të Frymës së Perëndisë, do të zbulojmë se dashuria ka zëvendësuar mendimet tona negative dhe ndjenjat ndaj atyre që na kanë lënduar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 6

Rreth këtij plani

Forgiving Those Who Wound Us

Pavarësisht nëse vuajmë plagë emocionale ose fizike, falja është gur themeli i jetës së Krishterë. Jezus Krishti përjetoi të gjitha llojet e padrejtësive, deri në një vdekje të padrejtë. Megjithatë, në orën e tij të fundit, ai e fali hajdutin tallës në kryqin tjetër dhe po ashtu xhelatët e tij.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Jonin dhe miqtë, Botuesit Ndërkombëtarë dhe Botuesit e Shtëpisë Tyndale, krijues të Biblës Përtej Vuajtjes, për realizimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: www.beyondsufferingbible.com/