Zemra e pastërShembull
Si Mbahet Zemra e Pastër? Së pari…
Kur e shikon veten siç të shikon Perëndia, kur e kupton që e fillove udhëtimin me të me një zemrën të pastër, pastaj e kupton më qartë atë që Pali i thotë Timoteut.
“…ruaje veten të pastër”.1 Timoteut 5:22
Në mes të kësaj bote që të tundon, të josh, mos e përziej zemrën. Sepse po u perzie, me çfarëdo ta përziesh nuk është më e pastër. E fillove të pastër, ruaje të tillë.
Dua të ndaj TRE ide praktike sesi ta mbash, ta ruash zemrën e pastër. Ja te them te paren, dhe dy të tjerat do i ndaj në ditët në vazhdim.
Do Të Besoj Shpejt Dhe Kollaj. Beso shpejt dhe kollaj sepse ndër të parat që na e përzien zemrën dhe na i ngatërron gjërat jnë: dyshimi, frika, mosbesimi.
Të dyshosh se çfarë thotë një njeri është normale, por jo të dyshosh premtimet e Perëndisë dhe atë që ka thënë Ai. Kur e dyshon të vishet zemra, miksohet pastërtia e saj.
Për të bërë një kovë të madhe me bojë të bardhë, për ta bërë gri, duhen 2-3 pika pigment i zi. Nuk është më e bardhë.
Besoje Fjalën e Perëndisë, mos e dysho. Besimi vjen nga dëgjimi dhe dëgjimi vjen nga Fjala e Perëndisë. Anaziloi gjërat e jetës, por mos e analizo për ta dyshuar Fjalën e Perëndisë.
Dhe të vjen natyrshëm sepse në këtë brez të çoroditur dhe të shthurur ku jetojmë sot, sa më skeptik dhe dyshues të jesh, aq me i zgjuar dukesh para të tjerëve.
Dakort, nuk mund të besosh çdo gjë që dëgjon, shikon. POR, kur vjen puna tek ajo që ka thënë Perëndia, unë do të bie dakort dhe do të them,Po o Zot, amen! E ke thënë ti, ashtu është, e kuptoj apo s’e kuptoj dot sot. Amen, në Shqip do të thotë, po ashtu është.
Jezusi, përdorte këtë shprehjen.Në të vërtetë, në të vërtetë po të them…
Kjo është një keshillat që nuk e harroj nga shkolla e parë e Biblës që kam bërë, në vitet 97-2000. Kurrë mos e dysho Fjalën e Perëndisë. Fakti që nuk e kupton dot sot, nuk do të thotë që nuk është e vërtetë.
Pyetje personale: A do e besosh Fjalën e Perëndisë edhe kur se kupton apo do e dyshosh?
Kush i mban mend, dy dishepujt që po iknin rrugës për në Emaus ditën kur u ringjall Jezusi, është te ungjilli i Lukës.Ata ishin të zhgënjyer, të dekurajuar, përtokë farë. Ndërsa ecnin rrugës, iu bashkohet një i panjohur, ata e panë por nuk e njohën.
Prit një çikë, pse nuk e panë sepse vargu thote:Lum ata qe jane te paster, sepse ata do e shohin Zotin. Sepse ata ishin plot dyshime, shumë të turbullt, iu ishte veshur shikimi dhe nuk shikonin qartë.
I panjohuri i pyeti,pse jeni të trishtuar? Njëri nga ata i tha, a nuk ke dëgjuar se çfare ka ndodhur këto ditë në Jeruzalem. Cilat gjëra, pyeti ai? Po, si nuk e di ti, ti qenke i vetmi që nuk e paske marr vesh. Çështja e Jezusit pra, Jezusi nga Nazareti, që ishte shumë i fuqishëm me fjalë e me shenja. Ne mendonin se ai do ishte Mesia, që do na çlironte, por atë e vranë para 3 ditësh. Dhe disa gra, shkuan te varri dhe nuk e gjetën, ne jemi hutuar krej. Dhe Zoti iu tha atyre diçka te fortë, troç fare ua tha:
“Atëherë ai u tha atyre: ''O të pamend dhe të ngjathët në zemër për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!” Luka 24:25
S’po them gjë për për pjesën e pare por ama disa herë bëhemi të ngathët për të besuar.
Jezusi do që të jemi të çiltër, të pastër si fëmijët e vegjël.
Ndërsa kalojnë vitet behemi më “intelektuale” duam më shumë analizë, më shumë detaje. Duam të bindemi por edhe kur bindemi duam arsye,po mirë po pse ndodhi. Takova një ateist para ca kohësh që thonte: Edhe mrekullite duhet ta kenë një shpjegim sesi ndodhin.
Besoje kollaj fjalën e Tij, premtimet e Tij. Kjo e mban zemrën e pastër. Shiko, nuk kemi nevojë të analizojmë Perëndinë dhe fuqinë e Tij. Po Thomain, a e mban mend dishepullin e Jezusit që dyshonte? Ai nuk besonte në botë që Jezusi ishte i ringjallur.
Edhe pasi i tha Maria Magdalena, I thanë dy dishepujt që shkuan te varri dhe gjithë grupi i dishepujve I thanë:E pamë me sy Jezusin e ringjallur. Ai tha, pa e parë vetë me sytë e mi, pa e vënë dorën te plaga që ka lënë goxhda e kryqin, unë nuk e besoj.
Dhe në këtë fazë, zemra ndryshon, nga një zemër e pastër, e çiltër, e sinqertë për të besuar, kthehet në një zemër plot dyshime, plot frikë, plot mosbesim. Apo te Dhjata e Vjetër, Moisiu nisi 12 vëzhgues për të parë tokën e premtuar. Kur u kthyen 10 thanë, nuk e marrim dot ate tokë, ka gjigande, ka shumë gjëra të frikshme anej matane lumit. Vetëm 2 thanë mund ta marrim atë vend, sepse na e ka premtuar Perëndia. Populli anoi nga shumica dhe dyshuan premtimin e Perëndisë. Dhe Zoti tha, Pse po më përçmon populli duke mos besuar?
Herë pas here kontrolloje zemrën tëndë, a është e pastër ose jo. Apo ecën me besim apo je bërë dyshues, mosbesues, frikacak dhe ankues?
DHE sa herë që e mbush mendjen me premtimet e Pereëndisë, sa herë që i beson ato ti po thua: djalli është gënjeshtar dhe s’do e lejosh të çorodisë me dyshime, me mosbesim, me frikë. Por vazhdon ta mbash të pastër zemrën duke besuar shpejt dhe kollaj te premtimet e Perëndisë.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Zemër e pastër është një devocion ditor me 5 ditë që tregon se si zemra jonë bëhet e pastër dhe se si mund ta ruajmë atë të tillë.Në kohët që jetojmë është e vështirë të qëndrojmë të drejtë e me një zemër të pastër edhe pse jemi të krishterë.Prandaj në këtë devocion do të shohim hapa praktikë për të përditshmen tonë për ta mbajtur atë të pastër.
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Qendra kristiane Durres për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://altinkita.com/