Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ju KENI një lutje!Shembull

Ju KENI një lutje!

DITA 3 NGA 6

“Lutja personale”

Lutja bashkë me miqtë, familjen, apo edhe lutja para një vakti ushqimi janë mënyra të jashtëzakonshme për të komunikuar me Perëndinë në një mjedis më publik. Por përveç pjesëmarrjes në lutjet e përbashkëta, Perëndia dëshiron që të marrim pjesë edhe në një praktikë lutje më personale dhe më private - vetëm mes teje dhe Tij. Jezusi thotë këtë sa i përket privatësisë në lutjet tona:

“Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.” Mateu 6:6

Udhëzimet e Jezusit, që të lutemi në privatësi, tregojnë se Perëndia është i interesuar ngushtësisht dhe personalisht për jetën tonë. Ai ka dëshirë të përmirësojë marrëdhënien tonë personale me Të, nëpërmjet komunikimit individual. Perëndia merr parasysh zotimin tënd për të pasur bashkësi private me Të dhe premton të të shpërblejë dhe të të bekojë.

Perëndia dëshiron, po ashtu, që të jemi të sinqertë dhe të hapur në komunikimin tonë me Të, ashtu siç do të ishim me një person të dashur. Ndonëse të mësuarit përmendësh fjalë për fjalë të lutjeve është një praktikë e shëndetshme, e vërteta është se Perëndia dëshiron që ne t’i shprehemi Atij në mënyrë të veçantë, jo thjesht me një seri fjalësh që i kemi mësuar përmendësh. Jezusi thotë këtë lidhur me sinqeritetin në lutjet tona:

“Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë. Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t’i kërkoni.” Mateu 6:7-8

Perëndia ende dëshiron që ne t'ia shprehim kërkesat Atij me sinqeritet dhe me shpresën se Ai dëshiron më të mirën tonë, ndonëse Ai tashmë e di përpara se ta kërkojmë se për çfarë kemi nevojë dhe çfarë duam. Ai dëshiron t'i përgjigjet çdo lutjeje me dashuri dhe besnikëri.

Këmbëngulja dhe qëndrueshmëria janë elementë të tjerë të rëndësishëm të lutjes personale. Edhe nëse kërkesat tona janë të njëjtat që ia kemi shprehur më parë Perëndisë, Ai nuk lodhet asnjëherë së dëgjuari ato. Jezusi thotë këtë sa i përket zellit në lutjet tona:

“Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet. Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t’i çelet atij që troket.” Mateu 7:7-8

Që të rritemi në ecjen tonë të krishterë, është me rëndësi të pasurit e një kohë të caktuar ditore për komunikim personal me Perëndinë. Përpiqu të zgjedhësh një kohë çdo ditë, kur nuk do të shpërqendrohesh dhe mos u shqetëso të mendosh se Perëndia ka kronometrin e tij për të parë se sa kohë i jep Atij; Ai nuk vepron ashtu. Ai thjesht të do ty. Privatësia, sinqeriteti dhe këmbëngulja janë tri karakteristika shumë të rëndësishme të kohës tënde në lutje me Perëndinë dhe kjo do të të ndihmojnë të krijosh një marrëdhënie të ngushtë me Të. Do të arrish në pikën që do ta shijosh këtë kohë të çmuar dhe do të mbështetesh tek Ai në një mënyrë që se ke bërë kurrë më parë.

Shkrimet e Shenjta

Dita 2Dita 4

Rreth këtij plani

Ju KENI një lutje!

Zbulo parimet e ndërtimit të një jete lutje të fuqishme dhe efektive. Lutja –komunikimi me Perëndinë në një plan personal - është çelësi për të parë ndryshime pozitive në jetën dhe mjedisin tonë. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote”: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt

More

Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq

Plane të ngjashme