Ju KENI një lutje!Shembull
“Gjashtë çelësat për një lutje të shëndetshme dhe të ekuilibruar - Pjesa e parë.”
1. Ki parasysh se me kë po flet. “Ati ynë që je në qiell…”
Kur Jezusi i mësoi dishepujt e Tij t'i drejtoheshin drejtpërdrejt Atit, ideja ka të ngjarë të jetë pritur me ngurrim. Përgjatë gjithë Dhiatës së Vjetër, e vetmja mënyrë se si një person i zakonshëm mund t'i shprehte kërkesat Perëndisë ishte nëpërmjet një prifti. Fatmirësisht, Jezusi erdhi për ta ndryshuar këtë.
Tani besimtarët kanë komunikim të drejtpërdrejtë me Atin, për shkak të sakrificës së përsosur të Jezusit në kryq për të mbuluar mëkatin tonë. Kjo është arsyeja se pse ne i lutemi Atit tonë qiellor “në emrin e Jezusit.” Megjithatë, nuk ka formula të përcaktuar për lutjen dhe t'i lutesh Jezusit është po aq kuptimplotë sa t'i drejtohesh vetë Atit. Ajo që është e rëndësishme për t'u kujtuar është se, midis Perëndisë dhe teje nuk ka asnjë pengesë komunikimi.
2. Reflekto dhe shprehe adhurimin dhe falënderimin tënd për gjithçka që Ai ka bërë për ty. “...u shenjtëroftë emri yt...”
Ti e largon fokusin nga vetja, kur veçon një pjesë të lutjes tënde për t'u fokusuar në mënyrë specifike në lavdërim dhe adhurim. Ndonëse Perëndia dëshiron të dëgjojë nevojat dhe dëshirat tona, Ai po ashtu dëshiron që të tregojmë mirënjohje për gjithçka që ka bërë dhe të kuptojmë që nuk “vërtitet gjithçka rreth nesh.” Në fakt, gjithçka ka të bëjë me Të. Ai është një Perëndi i bollëkut dhe dashurisë dhe Atij i takon lavdërimi dhe nderi. Do ta kesh të lehtë t’i shprehësh Perëndisë mirënjohjen, adhurimin dhe falënderimin, kur reflekton mbi bekimet që Ai të ka dhënë dhe privilegjin e jashtëzakonshëm në të qenit në një marrëdhënie me Të. Gjithashtu do ta kesh më të vështirë të fokusohesh te vetja.
3. Lutu që qëllimet e Perëndisë për kishën e Tij dhe për jetën tënde të përmbushen plotësisht. “…ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.”
Lutja e gjallë dhe efektive vjen kur largojmë mendjen nga problemet e së shkuarës dhe e çojmë te mundësitë e mrekullueshme të së ardhmes. Qëndrimi i vazhdueshëm në të shkuarën i shërben kufizimit të së ardhmes tënde. Merr këndvështrimin e Perëndisë dhe mos i lejo sfidat, ose dështimet e mëparshme të konsumojnë mendimet e tua dhe të kufizojnë të menduarin tënd. Shprehi Perëndisë dëshirën për të arritur potencialin tënd të plotë në Krishtin dhe kërkoji të të ndihmojë të zgjerosh vizionin dhe ëndrrat e tua. Ai dëshiron që ti të përmbushësh qëllimin e Tij të plotë në jetë dhe po ashtu atë të kishës së Tij.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Zbulo parimet e ndërtimit të një jete lutje të fuqishme dhe efektive. Lutja –komunikimi me Perëndinë në një plan personal - është çelësi për të parë ndryshime pozitive në jetën dhe mjedisin tonë. Marrë nga libri, “Jashtë kësaj bote”: Një manual i krishterë për rritje dhe qëllim” nga David J. Swandt
More
Ne dëshirojmë të falënderojmë Twenty20 Faith, Inc. për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.twenty20faith.org/devotion1?lang=sq