Ura për te MarkuShembull
Një shërbesë e pazakontë kishtare
Zoti Jezus shkoi gjithnjë në sinagogë të shtunën, por kjo, jo vetëm për shkak të traditës. Ai e bëri këtë, sepse atje lexohej dhe mësohej Fjala e Perëndisë. Ai shkoi edhe për t’i mësuar njerëzit që ishin aty.
Sot, Zoti Jezus ende vjen çdo të diel në vendin ku ne adhurojmë! Nuk shkojmë vetëm ne në kishë, aty vjen edhe Jezusi, përmes predikimit të Fjalës së Tij. Ai vjen për të na mësuar, në mënyrë që jeta jonë të mund të përmirësohet dhe shpirti ynë të shpëtohet nga fuqia e mëkatit. Ne mund të mos kemi një frymë të ligë, që të na kontrollojë siç ndodhte me njeriun në këtë kapitull, por ne të gjithë kemi një zemër mëkatare. Dëshirat tona mëkatare na kontrollojnë. Vetëm Zoti Jezus mund të na shpëtojë nga fuqia e mëkatit. Prandaj, është e rëndësishme të shkojmë te vendi që Zoti Jezus është duke vizituar! Këtë të diel, kërkojini Atij t’ju mësojë, t’ju shpëtojë dhe t’ju flasë në zemër.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al