Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 88 NGA 99

Mëkati i ekspozuar

Mes gjithë atyre dëshmitarëve, qëndronte një Person, i Cili e dinte të vërtetën – por Ai ishte i heshtur. Zoti Jezus nuk e mbrojti Veten ndaj akuzave të rreme që lexuam në pasazhin më lart. Por, në fund, iu përgjigj kryepriftit; sepse kryeprifti ishte gjykatësi dhe ai kërkonte që Jezusi t’i përgjigjej.

Përgjigjja e Jezusit ishte e qartë. Ai është Zoti dhe Mbreti, por gjithashtu i vetmi Shpëtimtar që Perëndia kishte premtuar të dërgonte. Ai tregon qartë se Kush është me të vërtetë. Në vend që të përuleshin përpara Tij dhe ta adhuronin, ata e sulmuan me shuplakat e tyre dhe me pandershmëri e pështynin. Çfarë pamjeje e tmerrshme për t’u imagjinuar!

A e keni parë ndonjëherë veten brenda kësaj historie? Këta njerëz po silleshin me mizori ndaj një njeriu të pambrojtur! Të gjithë së bashku iu vunë kundër, edhe pse Ai ishte i pafajshëm. Ai tha të vërtetën, por ata u përgjigjën në mënyrë të dhunshme. Kur ne e bëjmë këtë gjë ndaj atyre që na tregojnë të vërtetën, a ndryshojmë prej këtyre njerëzve në këtë histori? Nëse shohim që të tjerët e trajtojnë me përçmim një shok klase të sjellshëm e të sinqertë dhe e vënë në lojë, ose kur trajtojmë keq një vëlla apo motër më të vogël, a jemi ndryshe nga ata njerëz?

Mendoni se sa shpesh Zoti Jezus na ka thënë se Kush është Ai. Ai ka dëshmuar që ka ardhur si Shpëtimtari i premtuar. Nëse jeni i pagëzuar, ju madje mbani shenjën e mesazhit të Tij mbi veten tuaj! Sa herë ju ka treguar që Ai kujdeset për ju, ndërsa ju jep shëndet, ushqim të mjaftueshëm, një mik të ngushtë ose ju ndihmon në punën dhe studimet tuaja? Si i përgjigjemi Zotit pas gjithë këtyre bekimeve që na jep? Ajo që judenjtë i bënë Zotit ishte e tmerrshme. Por, edhe mosmirënjohja jonë apo harresa jonë për të gjitha bekimet e Perëndisë është e tmerrshme! Shpërfillja jonë, kur Ai na flet ose na thërret, është fyese! Ai është Krijuesi dhe Zotëruesi ynë. Ai na flet edhe për shpëtimin tonë. Ai nuk erdhi për të na shkatërruar! Nëse do të ishte ashtu, nuk do të ishit duke e lexuar këtë mesazh në këto çaste!

A nuk e shikoni se, edhe ajo që ne bëjmë ndaj Atij, është e turpshme? Përpara se t’i gjykojmë të gjithë ata judenj si të tmerrshëm, le të përballemi me mëkatet tona. Sot, ka ende një derë të hapur për t’u kthyer te Perëndia, ndaj të Cilit kemi mëkatuar.

Shkrimet e Shenjta

Dita 87Dita 89

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

Plane të ngjashme