Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Ura për te MarkuShembull

Ura për te Marku

DITA 89 NGA 99

Rënia e Pjetrit

Shpesh mendojmë për dështimin e Pjetrit – sepse ai dështoi. Sidoqoftë, ai dhe Gjoni ishin të vetmit dishepuj që nuk e lanë Mësuesin e tyre, por e ndoqën deri te vendi i gjyqit. Pjetri e donte shumë Zotin Jezus. Qëllimi i tij ishte i mirë, por ai nuk e njihte veten shumë mirë. Ai i rezistoi paralajmërimit të Jezusit, kur Ai i tha se do ta mohonte Mësuesin e tij. Pa kaluar shumë kohë, ai bëri pikërisht atë gjë. Duke u përbetuar para Perëndisë që ta ndëshkonte nëse po gënjente, ai u tha të gjithëve se nuk e njihte Jezusin. Ishte një mëkat i tmerrshëm, i cili i shkaktoi shumë dhimbje në zemër Zotit Jezus dhe hidhërim të thellë Pjetrit.

Sapo Pjetri dëgjoi gjelin të këndonte sërish, atij iu kujtua çfarë i kishte thënë Zoti. Por atëherë ishte shumë vonë. Si mund të mos i mbante mend paralajmërimet e qarta të Zotit Jezus? Arsyeja ishte se Pjetri nuk po e dëgjonte ose nuk po e besonte vërtet atë që i tha Mësuesi. Lehtësisht mund të bëjmë të njëjtën gjë, ndërsa Perëndia na flet në Fjalën e Tij. Dhe pastaj vrapojmë pa marrë parasysh paralajmërimet.

Edhe ne jemi shumë të dobët. Sa shpejt mund të dështojmë, ashtu siç bëri Pjetri! Mbase luteni në shtëpi përpara ose pas një vakti. Por, a ndodh e njëjta gjë, nëse jeni në shkollë apo në një restorant, p.sh., te Mek-Danëllds (McDonald’s)? Të gjithë mund t’ju shohin dhe ju nuk ndiheni rehat. Ose, mbase dikush thotë: “Prejardhja jonë është prej majmunëve”. Por ju e dini që Fjala e Perëndisë na mëson që jemi krijuar nga Perëndia. A keni guxim të thoni: “Në asnjë mënyrë, ne jemi krijuar nga Perëndia. Perëndia i ka bërë edhe majmunët”. Ose mbase miqtë tuaj në shkollë ju thonë një shaka, e cila nuk përmban fjalor të pastër. Ju e dini që nuk do ta thoni kurrë atë shaka përpara prindërve tuaj. Por, a qeshni së bashku me miqtë tuaj?

Është e lehtë të jesh si Pjetri. Është e lehtë të mëkatosh si ai. Çfarë mund të mësojmë nga dështimi i Pjetrit? Së pari, duhet të dëgjojmë çfarë i tha Zoti Jezus Pjetrit më herët: “Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët”. Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse Djalli është gjithmonë në përpjekje të na çojë në mëkat. Ai i njeh dobësitë tona shumë mirë dhe do të bëjë çdo gjë për të na mposhtur.

Por Jezusi gjithashtu tha: “Lutuni!”. Le të mos e nisim asnjëherë ditën pa iu lutur Atij: “Zot, mund të më duhet të flas për Ty sot, të Të ‘mbroj’. Mund të më duhet të them që diçka nuk është siç duhet, sepse Ti na ke mësuar ndryshe. Më jep kurajë dhe fuqi të bëj atë që duhet. Le të kem më shumë dashuri për Ty në zemër sesa për veten time. Më ndihmo të jem si tre shokët e Danielit, kur ata nuk iu druajtën zjarrit të mbretit”.

Shkrimet e Shenjta

Dita 88Dita 90

Rreth këtij plani

Ura për te Marku

Në librin Ura për te Marku, autori do që Ungjilli sipas Markut të ketë lidhje me ty. Me një shpjegim fare të thjeshtë rreth vargjeve të çdo kapitulli, është përpjekur ta sjellë mesazhin e këtij Ungjilli sa më pranë teje. Libri përmban paragrafë të shkurtër, mbi të cilët mund të meditosh.

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al

Plane të ngjashme