Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 104 NGA 365

Zhbërja e veprave tona

Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. - Luka 9:23

Ati ynë ka caktuar që Krishti të jetë gjithçka, dhe ne asgjë. Për ta realizuar këtë në mënyrë eksperimentale, Ai e zhbën punën tonë. Pasi të jemi larë me nitrat dhe sapun, Ai na zhyt në gropë, dhe kur fillon të duket se po ecim pak më mirë se zakonisht, Ai na kthen përmbys. Kjo është një punë e vështirë, dhe ndërsa procesi vazhdon, ne mendojmë se duhet të jetë për shkak se do të shkatërrohemi, pasi duket se po bëhemi gjithnjë e më keq. Por në të vërtetë është për shpëtim - për ta nxjerrë veten përpara vetes, për t'u bërë të afta që ta braktisim veten dhe që t'ia dorëzojmë atë Krishtit, në vend të vetvetes. Oh, çfarë shkëmbimi i bekuar! Ja vlen të plaçkitemi për të gjithë mundin e duarve tona dhe të dëmtohemi në gjërat tona më të mira për të zotëruar një thesar të tillë. Nuk mund të pimë prej ujërave të gjallë ndërsa kemi një çmim në dorën tonë, qoftë shumë ose pak, nuk mund të blejmë verën dhe qumështin e Ungjillit ndërsa kemi para, nuk mund të triumfojmë në “Zoti është drejtësia jonë” ndërsa jemi duke kërkuar me ngulm copëzat e vetes tonë për t'i qepur ato së bashku. E gjithë kjo mohon Krishtin dhe është çnderuese ndaj Perëndisë.

Prandaj mos u dëshpëro për rrugët e Zotit ndaj teje sepse nëse jemi diçka ose kemi ndonjë gjë, Jezusi nuk mund të jetë gjithçka, dhe nëse Ai nuk është gjithçka, Ai nuk është asgjë. Ai duhet të jetë i gjithi - për shenjtërinë dhe lumturinë, për drejtësimin dhe shenjtërimin, për paraqitjen e pranueshme përpara Perëndisë dhe ecjen e përshtatshme përpara njerëzve, për një jetë të shenjtë dhe vdekje të lumtur. A i duam veprat e mira? Ne jemi “krijuar” për vepra të mira në Të. A dëshirojmë “fryte të drejtësisë”? Ne jemi të mbushur me to me anë të bashkësisë me Të. Shkurtimisht, Ati ynë “na bekoi me çdo bekim frymëror” në Të, dhe arsyeja pse nuk i shijojmë më shumë është sepse i kërkojmë te vetja jonë. Ah sikur të kemi sy vetëm për Jezusin! Atëherë i gjithë trupi ynë do të ishte “plot dritë”.


Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al