Stinët e zemrësShembull

Shumë të bekuar përjetë
Sepse ti e bën shumë të bekuar përjetë, e mbush me gëzim në praninë tënde. - Psalmi 21:6
Ndoshta të gjitha ato që e lexojnë këtë, kanë të paktën një nga ato lidhjet e arta me parajsën që dora e Vetë Perëndisë ka farkëtuar nga thesaret tona tokësore. Mund të ndodhë që e afërmja më e ngushtë që na është dhënë, të hiqet prej nesh. Dhe sa shpesh “vetëm një mikeshë e dashur” që mund të na hiqet, do të na thërrmonte zemrën! Ngushëllimi njerëzor nuk ndihmon shumë në këtë; por le t'i shtrijmë zemrat tona të hapura për ngushëllimin me të cilën jemi ngushëlluar nga Vetë Perëndia.
Këtu nuk flitet drejtpërdrejt për veten tonë; Ai e dinte që ngushëllimi më i vërtetë dhe më i ëmbël do të vinte duke parë jo në humbjen tonë, por në fitimin e tyre. Sido që të jetë ky fitim, është gjithçka që bën Vetë Ai dhe në mënyrë të menjëhershme. “Sepse ti e bën” (lexo këtu pikërisht emrin e atij për të cilin ne po vajtojmë) “shumë të bekuar”.
Shumë! Si do ta arrijmë atë mendim? Ndërto një shkallë të ndritshme për çdo lumni të shndritshme në Bibël, të bekuar mbi të bekuar, brenda dhe gjithashtu përtej përvojës sonë. Dhe kur ta ndërtojmë derisa të arrijë në qiell, përsëri ky “shumë i bekuar” do të jetë përtej syve tanë, në lavdinë e paarritshme të Vetë Perëndisë. Do të jetë gjithmonë “shumë i bekuar”, sepse është “përgjithmonë” - dritë e përjetshme pa hije, këngë e përjetshme pa minore.
Nuk do të ketë më vdekje, as trishtim dhe as të qarë, nuk do të ketë më as dhimbje. Dhe banori nuk do të thotë: "Jam sëmurë". Nuk do të ketë më perëndime dielli, e as ditë zie. Ankthi i të pabesit dhe zëri i shtypësit do të pushojnë përgjithmonë. Nuk do të ketë më kujtim të fatkeqësive, e as lot. Nuk do të ketë më asgjë që ndot! Në këtë moment ata janë jashtëzakonisht të lumtur, dhe siguria e kësaj qetëson çdo rrahje të dashurisë sonë egoiste. Lavdia dhe gëzimi i Zotit tonë Krisht u zbulohet atyre, dhe ata janë gjithashtu të lumtur me një hare të jashtëzakonshme, duke u gëzuar së bashku me Jezusin.
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al