Stinët e zemrësShembull

Arsyet përse shenjtorët duhet ta duan njëri-tjetrin
Tadoni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve. - Gjoni 15:12
Dashuria e Perëndisë ndaj nesh është baza kryesore origjinale pse duhet ta duam njëri-tjetrin. Dashuria e Perëndisë ndaj nesh, në të gjithë Personat e Tij, na vë nën detyrimin më të lartë për ta dashur Atë dhe njëri-tjetrin për hir të Tij. A jemi ne përmes paracaktimit, si persona individë, të dashur për Perëndinë Atë? A e ka vendosur Ai dashurinë e zemrës së Tij mbi ne, a ka mënjanuar të tjerët dhe na ka zgjedhur në Birin e Tij të dashur përpara themelimit të botës, në lavdi të pafundme me Të? Megjithëse të konsideruar mëkatarë, a nuk meritonim një vend në mundimin e përjetshëm me djajtë? Oh, çfarë detyrimi na vë kjo përpara, për ta dashur Atë dhe të Tijtë! A na ka caktuar Perëndia, Ati, që në lashtësi, për të marrë shpëtimin përmes Jezu Krishtit dhe për të qenë të lumtur në kohë dhe në përjetësi në një bashkim dashurie me Vetë Atë dhe me njëri-tjetrin në Birin e Tij të dashur? Pra, mos të ketë mosmarrëveshje midis nesh! Duhet të bëjmë gjithçka që është në duart tona, për shkak të dashurisë për njëri-tjetrin, dhe mos të pengojmë këtë dashuri që na vjen përmes paracaktimit.
A jemi të shpenguar nga gjaku i Qengjit, nga çdo komb, farefis, gjuhë dhe popull, nga mjerimi i pafund në lavdinë e përjetshme? Oh, çfarë detyrimi na vë përpara kjo, për ta dashur Shpenguesin dhe të shpenguarit e Tij! A na ka dashur Zoti ynë i dashur dhe e ka dhënë Veten e Vet që të na bëjë një në dashuri në mesin tonë, një në Të dhe në Atin?
A jemi tempuj të Frymës së Shenjtë? A ka zbritur Fryma e Shenjtë, e dërguar nga Ati dhe Biri, në dashurinë e Tij të pakufishme dhe ka marrë në zotërim shpirtrat tanë për të formuar shëmbëlltyrën e Krishtit, shëmbëlltyrën e Tij të dashurisë atje dhe për të na sjellë në atë bashkim dashurie me Perëndinë dhe çdo njeri tjetër që u paracaktua dhe u ble për ne në hirin përzgjedhës dhe shpengues? Sa i madh është detyrimi ynë, pra, ta duam Frymën e Shenjtë dhe ata në të cilët Ai banon! Oh, dashuria e Perëndisë, e Perëndisë Triun, që na bën të duam njëri-tjetrin me zemër të pastër dhe plot zell!
Susannah Spurgeon
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al