Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 136 NGA 365

Shkolla jonë e të mësuarit

Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të eci në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd. - Psalmi 86:11

Sa i mrekullueshëm është Zoti në të gjitha veprat e Tij të mëdha dhe të hirshme! Ai na vendos, porsa hapet syri shpirtëror, në shkollën e Tij - së pari, në shkollën e foshnjave, dhe pastaj lart e më lart, nga një klasë në tjetrën, duke mos humbur asnjë mundësi udhëzimi shpirtëror. Shumë mësime të vështira duhet t'i mësojmë dhe t'i rimësojmë. Por, oh, çfarë durimi dhe butësie e palodhshme e Mësuesit tonë! Disa nga fëmijët e Tij janë nxënës të avashtë, studiues të ngathët që kanë nevojë për disiplinën e thuprës për t'i nxitur ata për më shumë zell, vëmendje dhe nënshtrim. Disa mendojë se kanë mbërritur në fund të edukimit të tyre dhe bien në qetësi, por aktualisht ata janë të thirrur për të zgjidhur një problem të vështirë, që i bën të kuptojnë se dinë më pak sesa mendonin se dinin, dhe për shkak të mburrjes së tyre dërgohen përsëri në një klasë më të ulët duke filluar kështu përsëri nga fillimi. E tillë është shkolla e Krishtit.

Zot, më mëso gjithnjë e më shumë për Veten Tënde dhe për varfërinë, mjerimin dhe dobësinë time. Dhe ah, shpalosi në sytë dhe zemrën time të etur, çfarë ndodhet në Ty për të furnizuar të gjitha nevojat e mia, dhe në zemrën Tënde të dashur, të gatshme për të bërë gjithçka për mua, dhe gjithçka në mua, për të më gdhendur për shërbimin Tënd këtu në tokë dhe për praninë Tënde në jetën e përjetshme! Shenjtëroji me bollëk të gjitha qeverisjet e Tua të ndryshme, për mirëqenien dhe begatinë e shpirtit tim dhe shto në mua çdo dhuratë dhe hir të Frymës Tënde, që të mund të shpall lavdërimin Tënd dhe të eci me përulësi dhe krah për krah Teje. Ti e di se çfarë krimbi i mjerë, pa vlerë dhe sa tërësisht e padenjë jam, për mëshirën më të vogël nga duart e Tua të mëshirshme. Por Ti do që t'i dhurosh favoret e Tua mbi të mjerët dhe nevojtarët, siç jam unë, Ti, Zoti më i çmuar. Ti ke qenë një Perëndi i mirë dhe i hirshëm, që e ke falur mëkatin e shpirtit tim dhe ke qenë një ndihmë gjithnjë e pranishme në fatkeqësi. E pafuqishme si një foshnjë unë kapem pas Teje, që të veprosh gjithçka për mua dhe gjithçka në mua. Oh, çfarë Miku që është Krishti për mua!

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al