Stinët e zemrësShembull

I krishteri dyshues (1)
«O njeri besimpak, pse dyshove?» - Mateu 14:31
Ne jemi subjekt i njëmijë dobësive, shoqërues të natyrshëm të njerëzimit të brishtë. Prandaj nuk është e çuditshme që ndonjëherë ndihemi të ndrydhura me dyshime dhe frikë. Në fakt, një autor fetar thotë: “Shpirti që nuk dyshoi kurrë, nuk ka besuar kurrë. Sepse ndërsa mishi mbetet në besimtarin, është mish i pabesë; dhe është detyra e besimit të nënshtrojë këtë mosbesim në të gjitha aktivitetet e saj.”
Për mua, ekzistojnë dy lloje dyshimesh për sa i përket gjendjes tonë shpirtërore, të cilës i nënshtrohemi. Njëri është mosbesimi ndaj plotfuqishmërisë, mëshirës dhe gatishmërisë së Perëndisë për të shpëtuar - diçka që apostujt ndien kur thanë me habi, “Po kush, pra, mund të shpëtohet?” Tjetri rrjedh nga të qenët e vetëdijshme për dobësinë, mëkatin dhe dëshirën e besimit te vetja jonë. Nuk mendoj se dyshimet e mia vijnë nga ndonjë mosbesim ndaj Perëndisë të bekuar! Oh, jo - Perëndia nuk kënaqet me vdekjen e të pabesit. Përndryshe, pse e dha Ai Birin e Tij si shpërblesë për mëkatarët? Pse vrapon Ai për të takuar djalin plëngprishës, ndërsa ka ende rrugë për të bërë? Pse vazhdon të mbajë mbi ne skeptrin e mëshirës së Tij kur ne praktikisht po i themi Atij: “nuk dëshirojmë aspak të njohim rrugët e Tua?”
Se Perëndia është dashuri, është e qartë nga gjithçka që na rrethon, si dhe nga deklaratat e Fjalës së Tij. Ai është i aftë dhe i gatshëm të shpëtojë plotësisht të gjithë ata që vijnë tek Ai me besim në meritat e Birit të Tij.
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al