Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 27 NGA 365

Duke pritur te porta

Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij. - Psalmi 130:5

Unë jam një lutës në hyrjen e një pallati, një lypës në portën e një Mbreti, por me kaq shumë pangjashmëri të hirshme ndaj lutësve të zakonshëm: Zoti i pallatit është miku im personal, dhe, megjithëse tani po pres jashtë, zotëroj një ftesë për të hyrë dhe e di që dera do të jetë e hapur për mua një ditë. Madje, më shumë se kaq, nëse them gjithçka që është në zemrën time, çdo ditë pres që Vetë Mbreti të vijë të më thërrasë dhe të më pranojë në praninë e Tij si fëmijën e Vet.

Epo, shpirti im, me siguri ky është një kusht i bekuar favori dhe privilegji! Ti mund të presësh me durim për një shpresë kaq të lavdishme si kjo. Ti e di se të presësh, është shumë më mirë sesa të bredhësh dhe se duart e ngritura në heshtje luten më me shkëlqim sesa një lumë fjalësh. Mbaj qëndrimin tënd të përulur, përgjërues, dhe nëse thirrja ende nuk vjen, do të jetë mjaft gëzim të presësh dhe të shikosh për kohën dhe vullnetin e Tij dhe të presësh lavdinë e ardhshme, në të cilën Ai ka premtuar se do të kesh pjesë.

Për çfarë thua se po pret? Lëmoshë? Të drejtë hyrjeje? Mikpritje? Të parën e ke edhe tani, pasi bujaria e Tij të arrin teksa qëndron duke parë çdo ditë në portat e Tij dhe bekimet më të mira janë të sigurta kur Ai të ketë përsosur shqetësimet e tua, sepse atëherë do të dish me gëzim plot habi, “ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë”. Cila është Fjala e Tij për ty, shpirti im? A e ke mbledhur tashmë manën tënde të përditshme dhe a e ke shijuar ëmbëlsinë e saj? Ushqimi qiellor qëndron me bollëk rreth teje, sepse Zoti i ka shtruar faqet e Fjalës së Tij me premtime bekimi për ata që e presin Atë. Dhe mbaj mend, madje dhe fjala e Tij më e vogël qëndron e fortë dhe e sigurt; nuk mund të dështojë kurrë.

Susannah Spurgeon

Shkrimet e Shenjta

Dita 26Dita 28

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al