Stinët e zemrësShembull
Një Mjek i dashur
Psherëtimat e mia nuk të janë fshehur. - Psalmi 38:9
Një nga ngushëllimet më të mëdha dhe të ëmbla që Perëndia u jep të sëmurëve dhe të pikëlluarve të Tij është siguria se Ai jo vetëm që “i njeh brengat e tyre” dhe me dhembshuri i simpatizon ata në hidhërimet e tyre, por që caktimi i sprovës rrjedh prej Tij dhe se tërë rrjedha dhe vazhdimi vëzhgohen nga Ai me dashuri dhe kujdes të pafund. Ashtu siç një mjek e vë gishtin në pulsin e një pacienti që vuan, në mënyrë që të dijë kufirin deri ku mund të durohet dhimbja në mënyrë të sigurt, po kështu Perëndia ynë na mban nga dora e djathtë ndërsa kalojmë nëpër furrat e sprovës që shtrihen përgjatë rrugës për në qiell, që Ai të na mbështesë përmes tyre dhe të na nxjerrë përpara në kohën e duhur që ta lavdërojmë Atë për hirin e Tij ngushëllues dhe mbështetës.
Mos harro, mike e dashur, që Perëndia që ti do, Mjeshtri të Cilit i shërben, nuk është asnjëherë indiferent ndaj pikëllimit tënd apo jo i gatshëm për të dëgjuar britmën tënde. Davidi e tha drejt, “i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim”, dhe Perëndia i Davidit është Perëndia yt, me bekimin e shtuar të zbulesës së Jezus Krishtit Shpëtimtarit, dhembshuria hyjnore e të Cilit është po aq e pafund sa dhe fuqia e Tij. Në kohë mundimesh, shpirti ndihmohet shumë duke çmuar mendime të mrekullueshme për Perëndinë. Këto me siguri do të nxisin dëshira të mëdha ndaj Tij, besim dhe dashuri të madhe tek Ai. Kështu, duke qenë të mbushur me plotësinë e Tij, ngrihemi lart dhe përtej të gjitha shpërqendrimeve dhe shqetësimeve tokësore që na rrethojnë dhe që kërkojnë të na rrëzojnë.
Dhimbja, qoftë trupore, mendore apo shpirtërore, është gjithmonë e padëshirueshme dhe në pamje të parë mbart një aspekt që na alarmon dhe na shqetëson. Por shpesh, ajo është një engjëll i maskuar dhe shumë herë, nën të jashtmen e saj të tmerrshme, kemi gjetur buzëqeshje të dashurisë së Perëndisë, disiplinës së butë të mësimit të Tij dhe keqardhjes së ëmbël të durimit të Tij të mrekullueshëm.
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al