Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 33 NGA 365

Ruaje me kujdes

Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet e jetës. - Fjalët e Urta 4:23

Ruajini zemrat tuaja dhe, duke besuar në gjakun e Krishtit, vriteni mëkatin – të gjithë mëkatin – që në hapat e parë të tij. Kërkoni ndihmë nga lart dhe punoni që t'i mbani zemrat tuaja gjithmonë në një kornizë lutjeje. Zoti është pranë gjithë atyre që e thërrasin, pranë gjithë atyre që e thërrasin në të vërtetë. Ruajini rreptësisht mendimet tuaja. Kur këto vërshojnë në mendjen tuaj, pyesni, për çfarë janë këto mendime? A janë për Krishtin apo kundër Tij? Dhe mos lejoni të hyjë askush nga armiqtë e Tij, pa thirrur për ndihmë Kapitenin tuaj, për të kundërshtuar hyrjen e tyre dhe për të banuar në një zemër që duhet të jetë plotësisht e Tij, vendi i zotërimit të Tij.

Dhe ndërsa Zoti i mëson duart tuaja për në luftë dhe gishtat tuaj për të luftuar, silluni si ushtare të denja të Jezus Krishtit. Ah, sa mjerisht e dëbojmë Krishtin nga zemrat tona duke lejuar tufa mendimesh të kota, të marra, mëkatare të banojnë aty dhe t'i bastisin ato!

Le të përpiqemi ta vendosim Zotin gjithnjë përpara nesh, të ecim në mendimet tona më të thella si nën syrin e Tij dhe të meditojmë mbi Fjalën e Tij, të kërkojmë fytyrën e Tij, të qëndrojmë në praninë e Tij dhe të jemi në druajtjen e Zotit gjatë gjithë ditës. Besimi i vërtetë, shenjtëria e së vërtetës, fillon në zemër dhe prej andej shfaqet në jetë. Nëse ne nuk i ruajmë zemrat tona me shumë kujdes, shenjtëria jonë e zemrës shumë shpejt do të prishet dhe, rrjedhimisht, edhe shenjtëria e jetës tonë. Ah, motrat e mia të dashura, le të vështrojmë në zemrat tona, që t’i kushtojmë vëmendje jo mendimeve të kota, mishërore, por sa herë që e gjejmë veten të zhytur në këtë tokë, le të thërrasim për ndihmë nga qielli dhe kurrë të mos pushojmë derisa të rimarrim një trajtë shpirtërore dhe të jemi tempuj takimi për një Perëndi të lavdishëm në shenjtëri ku Ai mund të banojë. Dhe kështu, duke u mbështetur në diturinë dhe forcën hyjnore, le të dalim para Perëndisë dhe për Të, nga zemra në një jetë të shenjtë.

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 32Dita 34

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al