Stinët e zemrësShembull
Mësoji fëmijës
Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket. - Fjalët e Urta 22:6
Zor se ka ndonjë temë në lidhje me të cilën ndjej më shumë ankth sesa edukimi i duhur i fëmijëve të mi. Është një temë e vështirë dhe delikate, dhe sa më shumë që reflektoj mbi detyrën time ndaj tyre, aq më shumë ndiej se sa shumë duhet të mësoj. Personi që merr përsipër t'i japë formë mendjes së fëmijës, të presë filizat e shtrembëruar dhe të drejtojë dhe modelojë ato që, në kohën e duhur, mund të bëhen degë të frytshme dhe të këndshme, duhet të ketë një njohuri të thellë dhe të saktë të natyrës njerëzore. Nuk është detyrë e lehtë të konstatosh jo vetëm parimet dhe zakonet e të menduarit, por edhe shkaqet që i prodhojnë ato. Nuk është detyrë e lehtë jo vetëm të krijosh shoqëri të mira, por edhe të largosh ato të pahijshmet që mund të kenë bërë vend në mendje. Por e tillë është detyra e çdo nëne që mbikëqyr edukimin e fëmijëve të saj. Shtoji kësaj vështirësinë e ruajtjes së një sjelljeje të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme që fëmijët duhet të shohin gjithmonë në prindërit e tyre.
Jo vetëm që duhet dhënë porosia për të mos e dashur botën, por vetë jeta duhet të tregojë të njëjtën gjë. Duhet t'i nxisim fëmijët tanë jo vetëm të jenë të duruar nën privimet dhe hidhërimet e tyre të vogla, por gjithashtu edhe të praktikojmë ato ushtrime më të larta të nënshtrimit që ata lehtësisht do t'i perceptojnë se janë ato degët më të fuqishme të së njëjtës rrënjë, degët e dobëta të së cilës u kërkohet të kultivojnë. Jo vetëm që duhet t'i nxisim të kërkojnë së pari mbretërinë e Perëndisë, por duhet të jemi të kujdesshme për t'i lejuar të shohin se ne nuk dëshpërohemi apo ngazëllehemi aq kollaj nga shfryrjet dhe qeshjet e botës siç bëjnë të tjerët. Me pak fjalë, asgjë tjetër përveç punës sistematike këmbëngulëse në përvetësimin e njohurive të nevojshme, zbatimit ngulmues të një rruge të qëndrueshme devotshmërie dhe, mbi të gjitha, lutjet e pandërprera drejtuar Atij, të Vetmit që mund të na mundësojë të vendosim dhe të veprojmë si duhet, na kualifikojnë për të kryer siç duhet detyrat që i ngarkohen çdo nëne.
Susan Huntington
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al