Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 40 NGA 365

Inkurajim i ndërsjellë

Por nxitni njëri-tjetrin çdo ditë, për sa kohë thuhet: "sot" që të mos ngurtësohet ndonjë nga ju prej mashtrimit të mëkatit. Sepse ne jemi bërë pjesëtarë të Krishtit. - Hebrenjve 3:13–14

Populli i Zotit duhet të gjejë kohë për të inkurajuar njëri-tjetrin në rrugën e mbretërisë. Sa e vështirë është, në mes të lëmshit të kohës dhe logjikës, të mbash një vështrim të qëndrueshëm drejt fundit të garës. Satani quhet perëndia i kësaj bote dhe ai sigurisht nuk humbet asnjë mundësi për të shpallur fuqinë e tij mbi subjektet e veta të magjepsura. Por kënaqësia e tij më e madhe është që të rëndojë mendjet dhe të ngatërrojë dëshirat e vetë popullit të Perëndisë, saqë ata mezi mund të kuptojnë origjinën e tyre qiellore. Por kjo nuk duhet të ndodhë kështu.

Ne – dhe jo vetëm pastori i Ungjillit, por çdo i krishterë – duhet të jemi në kullën tonë të vrojtimit. Duhet të jemi gati, plotësisht gati, që të mos kemi asgjë për të bërë në momentin kur do të thirremi për në shtëpi. Bota nuk është veçse një kalim i zymtë përmes të cilit kalojmë në një dashuri të lavdishme, të qëndrueshme. Le të mos jemi indiferente ndaj mjeteve të Satanit. Kam kuptuar që, kur gjendem në një mënyrë apo në një tjetër në kurthet e tij, plani më i mirë është të ngre menjëherë zemrën time drejt Jezusit dhe të thërras për falje dhe ndihmë. Ai do t’i mundësojë të dyja. Ne nuk kemi pse të shkojmë shumë larg për ta gjetur Atë. Mbaje fort bindjen e unitetit tënd në Krishtin. Përveç mëkatit, Ai mori dhe natyrën tonë dhe kur na kthen në besim Ai na vesh të Tijën. Kështu trupat tanë bëhen tempulli i Perëndisë përmes Frymës. Prandaj, ne jemi të inkurajuara të mos e trishtojmë Frymën e Shenjtë me të Cilin jemi vulosur deri në ditën e shpengimit. E tashmja nuk vlen asgjë, përveçse na çon në lavdinë që pret besimtarin e sprovuar. E gjitha është e vërtetë. Shumë nga njerëzit e Perëndisë janë duke kërkuar që Ai të shfaqet tani. Unë mund të them me të vërtetë, “Po, eja, Zoti Jezus.” Ai na mbaftë në një gjendje gatishmërie për ardhjen e Tij.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 39Dita 41

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al