Stinët e zemrësShembull
Asnjë dëmtim
Asgjë nuk do t'ju dëmtojë. - Luka 10:19
A nuk është ky një nga ato premtimet shumë të mëdha për të cilat kemi prirjen të mendojmë se janë paksa të forta dhe të cilat i nënvlerësojmë? “Asgjë!” Nëse Ai tha “asgjë”, a kemi ndonjë të drejtë të shtojmë, “Po, por përveç…”? Asgjë nuk mund të dëmtojë ata që janë bashkuar në Krishtin, “por me mua do të jesh i sigurt”, përveç nëse mund të gjendet ndonjë gjë që mund të na ndajë prej Tij. Dhe kush mund të na ndajë prej Tij? Shtrëngimet tokësore, madje edhe ato më të tmerrshmet, nuk do të mund ta bëjnë këtë, sepse “në të gjitha këto jemi më shumë se fitimtarë me anë të atij që na deshi”. Megjithatë na paraqitet një listë më e gjerë dhe, në të vërtetë, e pashterueshme, asnjëra prej elementëve të të cilës, “as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë”. Le të marrim gjithçka në atë listë që mund të na dëmtojë dhe të shohim vetë nëse nuk zbatohen në ne, dhe pastaj le të gëzohemi në përfundimin, të themeluar dhe të mbështetur në fjalën e qartë të Krishtit, por të përkrahur dhe të sfiduar nga kjo thënie e shkëlqyer e apostullit të Tij të frymëzuar që është vërtet kështu.
Por Ai që e njeh besimin tonë të pakët, kurrë nuk bën një premtim pështjellues. Ai nuk keqkupton dhe nuk lë askënd mënjanë, përveç neglizhencës së qëllimshme, e cila vërtetohet gjithmonë në pjesë të tjera të Fjalës së Tij. A nuk mjafton e gjithë kjo? Mbase po, por dashuria e Tij e mrekullueshme ka edhe më shumë për të na thënë. Jo vetëm që asgjë nuk do të na dëmtojë, por në fakt të gjitha gjërat bashkëveprojnë së bashku për të mirën tonë – jo vetëm që do të bashkëveprojnë, por në të vërtetë janë duke bashkëvepruar. Nëse bëhet fjalë për “të gjitha gjërat”, atëherë duhet të përfshihen pikërisht ato gjëra, çfarëdo qofshin ato, për të cilat ti dhe unë kemi prirjen të mendojmë se do të na dëmtojnë, ose, të paktën, mund të na dëmtojnë. Tani, a duhet t’u besojmë sot mendimeve tona apo Fjalës së Perëndisë? Njëra ose tjetra duhet ta ketë gabim. Por cila? Krishti, Mjeshtri im, Zoti im dhe Perëndia im, ka dhënë një premtim që nxjerr jashtë çdo frikë; prandaj, “Në paqe do të bie dhe në paqe do të fle, sepse ti vetëm, o Zot, më mban në siguri,” dhe asgjë nuk do të më lëndojë në asnjë mënyrë.
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al