Stinët e zemrësShembull
Përmbushja e vërtetë
Pra, në qoftë se ka ndonjë ngushëllim në Krisht, ndonjë ngushëllim dashurie, ndonjë pjesëmarrje të Frymës, ndonjë përdëllim e dhembshuri, atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njëjtin mendim, të njëjtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme. - Filipianëve 2:1–2
Po sikur marrëdhëniet tona në tokë të ndërpriten? Nëse jemi ndjekës të Qengjit, lutjet tona do të ngjiten bashkërisht në të njëjtin fron të bekuar ndërsa jetojmë, dhe kur pelegrinazhi ynë të përfundojë, miqësia jonë do të ekzistojë dhe do të lulëzojë përgjithmonë. Ne jemi pelegrinë. Ne jemi të huaj në një tokë të djerrë. Kjo botë nuk është pjesa jonë – është e paaftë të përmbushë dëshirat tona. Lodrat vezulluese të jetës nuk janë llogaritur me qëllimin për të dhënë kënaqësinë e vërtetë. Nuk ka asgjë në qiell apo në tokë që të mund të kënaqë zemrat tona dhe të na lehtësojë nga ngarkesa e rëndë e mëkatit përveç Perëndisë.
Le të mos kënaqemi me ndjekjet e ulëta dhe servilosëse të kohës, por le të hedhim sytë te Jahveu i pandryshueshëm për t’u furnizuar me hirin e Tij freskues të shpirtit. Ah sa shumë ka bërë Perëndia për gjithsecilin prej nesh! Ndërsa besojmë me përulësi, Ai na ka bërë pjesëmarrës të hirit të Tij dhe na ka shpenguar nga vdekja e përjetshme. Çfarë mund t'i japim Atij për këtë mëshirë të bollshme? Jetët tona në vazhdim le të tregojnë mirënjohje dhe lëvdimet tona le të derdhen pa pushim drejt fronit të Tij.
Harriet Newell
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al