Stinët e zemrësShembull

Fortesa e madhe
Kthehuni në fortesë. - Zakaria 9:12
Ah, mikja ime e dashur, është kjo fortesë kundër së cilës Satani lufton dhe mishi i rënë është në skuadër me të. Forma e jashtme dhe ushtrimet trupore mund të tolerohen, por fuqia e brendshme përfaqësohet si përbuzëse, e paarsyeshme dhe njihet si fanatizëm dhe entuziazëm. Megjithatë bota e lavdisë është e mbushur me këtë, duke e zgjeruar gjithnjë e më thellë himnin e lavdërimit të Perëndisë së shenjtë Zot dhe Qengj. Pa këtë jetë hyjnore brenda vetes, asnjë shpirt nuk mund të shpëtohet, siç do të shpallet dhe në ditën e madhe. Është me të vërtetë e frikshme të mendosh se çfarë do të zbulojë ajo ditë e tmerrshme, dhe nga të gjithë personazhet, unë mendoj se ata që do të duken në gjendjen më të frikshme, janë ata që kanë e lavdëruar Krishtin me gojë, por jo në zemër, si te Mateu 7:21–23. Zemra ime shpesh thotë: “Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia; dhe shiko nëse ka tek unë ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.” Në fakt, armiku ynë dinak nuk shqetësohet për një besim të ri, por ajo çfarë ai urren është një zemër e re. Ai nuk kundërshton reformimin e jashtëm, por urren ripërtëritjen e brendshme dhe gjithashtu rilindjen. Ai nuk i frikësohet fjalëve të mira të lutjes me gojë, por ai e di mirë se do të pësojë humbje kur për një shpirt thuhet: “Ja, ai po lutet”, sepse
Satani dridhet kur shikon
shenjtorin më të dobët në gjunjë.
O ju shpirtra që dridheni, mos lejoni që gjarpri dinak t'ju dëbojë nga kjo fortesë. Perëndia yt do të të dëgjojë dhe do të të ndihmojë. Ai të ka mësuar të lutesh. Ai do t'u përgjigjet lutjeve të tua. Nëse Ai vonon shumë, ia vlen ta presësh. Nëse Ai e ka mbyllur derën e Tij kundër teje, kjo është vetëm për të të bërë të trokasësh më fort. Është më mirë të presësh Perëndinë për shpëtimin e Tij e veshur me thes dhe hi se sa të presësh për botën dhe mishin e veshur me rroba flakë të kuqe, “Sepse fundi i tyre është vdekja”.
Ruth Bryan
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al