Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 48 NGA 365

Hir foshnjor

Ju jeni prej Perëndisë, o djema, dhe i keni mundur ata, sepse ai në ju është më i madh se ai në botë. - 1 e Gjonit 4:4

Mos ki frikë sepse sheh kaq pak hir në ty sa nuk sheh të vërtetën e hirit dhe sepse sheh aq shumë mëkat sa je e gjitha në mëkat. Po të gjykojmë mirë, hiri është ende në gjendjen e tij foshnjore, dhe korruptimi që është kaq shumë kundra tij, është si një gjigand i tërbuar, i fuqishëm. Dhe a është ndonjë çudi e madhe të shohësh një djalosh që rrëzohet shpesh për vdekje nga dora e fuqishme e një gjigandi, dhe veçanërisht nga një armik gjigand dhe i papajtueshëm që banon me këtë djalosh dhe kërkon shkatërrimin e tij vazhdimisht? Jo, i mrekullueshëm është fakti se fuqia e mëkatit, e ndikuar nga Satani, ka kohë që nuk e ka vrarë plotësisht jetën e hirit në ju, në mua, në të gjitha thirrjet e Perëndisë për bashkësi me Birin e Tij Jezus Krisht, dhe nuk i gjendet më as nami as nishani! Dhe si kështu? Oh, sepse ajo shkëndijë e vogël e jetës së hirit në ne është në një bashkim të pandashëm me një plotësi të pamasë të jetës së hirit gjithnjë flakërues në Krishtin! Kështu, derisa mëkati dhe Satani të mund ta rrëzojnë Krishtin nga froni i Tij i madhërishëm në qiell dhe ta vrasin përsëri në natyrën e Tij njerëzore, dhe në atë jetë të pafund të Hyjnisë së përjetshme që është në Të, ata kurrë nuk do të mund ta shkatërrojnë plotësisht jetën e hirit që është Jeta e Tij në ne! Ata do të bëjnë përpjekje, dhe t'ia dalin kundër nesh pjesërisht, dhe ndoshta dhe për pak kohë, por ne, si Gadi, megjithëse të mundura nga një trupë e armikut, në fund do të jemi fitimtare dhe do të jemi më shumë sesa fitimtare përmes dashurisë dhe gjakut të Perëndisë tonë të mishëruar, Drejtuesit tonë gjithëtriumfues!

Prandaj, në emër të Zotit, le të ngremë banderolën tonë kundër mëkatit dhe Satanit dhe të shkojmë në luftë si ato që tashmë janë të bekuara me një fitore të plotë në Krishtin. Dhe për të gëzuar shpirtin tonë, le të mos harrojmë se Zoti është më i fortë se gjithë forca e armikut që mund të jetë kundër nesh; se hiri foshnjor është dhe do të ruhet në jetë dhe do të shtohet në përsosmërinë e tij nga një krah i plotfuqishëm dhe se me plotfuqinë e një Perëndie të pafund, mëkati gjigand do të ketë një shkatërrim të plotë dhe të përjetshëm!

Anne Dutton

Shkrimet e Shenjta

Dita 47Dita 49

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al