Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 50 NGA 365

Pa dyshuar

Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtësia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, edhe atij do t'i jepet. - Jakobi 1:5

Kam qenë duke menduar për këto fjalë të Jakobit, “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtësia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, edhe atij do t'i jepet. Por le të kërkojë me besim, pa dyshuar”. Unë besoj se të krishterët shpesh janë të dobët nga dita në ditë sepse, megjithëse kërkojnë hir, ata nuk e kërkojnë me besim. Ndonjëherë ndihem kaq e vogël dhe kaq e ulët saqë kam frikë se Perëndia nuk do të denjojë të më ndihmojë. Por sa herë e gjej veten në një gjendje të tillë, ndihem gjithnjë e trishtuar. Me siguri Perëndia i Cili më dha një frymë të aftë ta dua dhe t'i shërbej Atij, nuk mund ta gjykojë të parëndësishme sa të mos marrë parasysh britmën time kur unë lutem që shpirti im të jetë i pajisur për shërbesë ndaj Tij.

Kam frikë se kënaqem shumë në një frymë skllavërie, e cila pjell errësirë, terror, besëtytni dhe dëshpërim. Unë jam përherë e më e lumtur kur mund ta shikoj Perëndinë si një Krijues të mëshirshëm i Cili është më i gatshëm të japë bekime shpirtërore më shumë sesa ato materiale dhe që na ka dhënë çdo inkurajim që mund të dëshirojmë të besojmë në Të.

Ideja që Perëndia nuk është i gatshëm të më ndihmojë, se Ai është një Mësues i ashpër, që unë nuk e kam marrë dhe nuk do ta marr kurrë hirin e Tij, ose ndonjë mendim i ngjashëm dekurajues, paralizon përpjekjet e mia, pllakos një llahtari mistike mbi shpirtin tim që më largon nga lutja dhe më bën të papërshtatshme për çdo detyrë. Unë duhet të besoj se megjithëse vegimi vonohet, është detyra ime ta pres atë. Po, shpirti im, prit në portën e urtësisë dhe nuk do të zhgënjehesh. Megjithëse mëkatet e tua të dekurajojnë dhe lidhjet e tua me botën të alarmojnë, prit mbi atë Jezus që nuk u thirr kurrë më kot. O Perëndia im, lavdi i qoftë emrin Tënd, që unë të shpresoj në mëshirë dhe të besoj se Ti do ta shtypësh një ditë Satanin nën këmbët e Tua dhe do të më japësh një fitore të plotë dhe përfundimtare! Të lutem, mos lejo të mashtrohem.

Susan Huntington

Shkrimet e Shenjta

Dita 49Dita 51

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al