Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 51 NGA 365

Konvertimi i vërtetë

Ç'dobi do të ketë njeriu të fitojë të gjithë botën, dhe të humbë shpirtin e vet? - Marku 8:36

Gjëja e vetme që duhet të ketë më shumë rëndësi për ty ka të bëjë me këtë botë që do të zgjasë për miliona vjet, e jo që ti të jesh mbretëresha e universit. Kjo është shumë e rëndësishme për ty edhe për mua. Vetë mendimi i humbjes së trashëgimisë së ardhshme dhe e pasojave të rënda të një humbjeje të tillë, e bën njeriun të dridhet. Unë nuk do të të alarmoja, por do të preferoja të të joshja te Krishti. Më mirë do të të flisja për dashurinë dhe gatishmërinë e Tij për të të shpëtuar.

A nuk do të bësh, pra, një dorëzim të plotë të zemrës sate ndaj Krishtit? Këtë nuk e ke bërë ende. Konvertimi nuk konsiston në një ndryshim të thjeshtë të ndjenjave ose të njohurive të mendjes; por është një ndryshim zemre. “Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një frymë të re; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi.” Ky është një kalim nga vdekja në jetë – një shndërrim nga mbretëria e Satanit në mbretërinë e Birit të dashur të Perëndisë: nga mbretëria e errësirës në mbretërinë e jetës, dritës dhe dashurisë. Ah, sikur ta dije kënaqësinë e vërtetë e të qëndruarit si një mëkatare e falur në këmbët e Jezusit vetëm për pesë minuta. Ti do të thërrisje, “Një lumturi të tillë nuk e kam përjetuar kurrë më parë!” Kur mendoj se ç’dënim i frikshëm i pret të pakthyerit në besim, më kaplon një ankth i madh dhe dëshiroj shumë fort që të gjithë të dashurit e mi të vrapojnë drejt gjakut të çmuar që të pastron nga çdo mëkat.

Nuk është uji i pagëzimit dhe as një oqean me ujë ai që pastron mëkatin dhe shpëton shpirtin, por duhet të rilindim nga Fryma dhe të lahemi në gjakun e Krishtit, vetëm mbi bazën e të Cilit mund të hyjmë në parajsë. Besimi është një realitet, një realitet i lavdishëm. Shko te Jezusi, lutu edhe më shumë, bëj si Mbretëresha Ester, e cila qëndroi midis jetës dhe vdekjes, dhe Jezusi do të të shtrijë skeptrin e artë dhe kërkesa jote do të pranohet.

Mary Winslow

Shkrimet e Shenjta

Dita 50Dita 52

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al