Stinët e zemrësShembull
Thirrja e Frymës
Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur. - Luka 19:10
A ke menduar ndonjëherë për dashurinë e Frymës? A e ke kuptuar që Fryma i dashur i Perëndisë të thotë, “Eja”? A je e vetëdijshme që nëse refuzon të dëgjosh këtë thirrje të dhembshur, ti je duke trishtuar Frymën e Shenjtë të Perëndisë – duke e fyer Atë përmes rebelimit që ka të bëjë me këtë refuzim – duke i rezistuar Frymës së Shenjtë? Çdo “eja” në Bibël është thirrja e Frymës. Dhe çdo herë që një zë i qetë dhe i butë në zemrën tënde thotë: “Eja”, kjo është thirrja e Frymës. Herën e fundit që ato fjalë “eja tek Unë” u sollën në mendjen tënde, qoftë vonë gjatë natës, apo qoftë papritur dhe në mënyrë të papërgjegjshme mes vrullit të ditës, a nuk mendove se qe vetë zëri i Frymës së Shenjtë që fliste në zemrën tënde? Apo ke lejuar zëra të tjerë ta mbysin, duke mos ditur që mirësia e Perëndisë po të drejtonte përmes tyre?
Sa herë që një ambasador i Krishtit të bind që të vish tek Ai, dhe çdo herë që kushdo që e do Atë përpiqet të të thotë një fjalë për Jezusin, kjo është thirrja e Frymës dhe e Nuses, sepse Nusja është Kisha e Krishtit, dhe ajo është instrumenti i privilegjuar përmes të cilës dëgjohet më shpesh muzika e thirrjes. Çfarë të bën të marrësh mundimin për ta lexuar këtë libër? Pse ekziston një dëshirë për ta lexuar këtë temë? A nuk është sepse Fryma e Shenjtë po bën që zemra jote të dridhet – ndoshta pakëz deri në këtë moment – për shkak të emocionit të thirrjes së Tij të fshehtë? Dëshira jote e zgjimit për të ardhur është jehona e asaj thirrjeje. Nëse ndalesh dhe dëgjon, do të dëgjohet me më shumë qartësi dhe dëshirë. Thirrja do të bëhet më e plotë dhe më e fortë kur të kthehesh, të dorëzohesh dhe ta ndjekësh atë. Dhe i njëjti Frymë i bekuar do të të japë fuqi për ta bërë këtë. Ai do të të tregojë nevojën tënde për Jezusin dhe do të dëshmojë për Jezusin, në mënyrë që ti të jesh e gatshme të vish. Por nuk është diçka e lehtë të heqësh tutje një dëshirë të shenjtë, sado e dobët të jetë, sepse ajo nuk buron nga zemra jote, por është zëri i Frymës që thotë: “Eja!” Jo gjithmonë do të të flasë nëse nuk i bindesh. Por Ai po përpiqet tani dhe po thërret tani: “Sot, në e dëgjofshi zërin e tij, mos jini zemërgur si në ditën e provokimit.”
Frances Ridley Havergal
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al