Stinët e zemrësShembull
Një inkurajim për të dëshpëruarit
Unë gjej strehë te Zoti. - Psalmi 11:1
Dielli do të lindë përsëri dhe errësira do të venitet; i Shenjti Shpëtimtar, të Cilin ti kërkon, do ta ngushëllojë përsëri popullin e Tij plangprishës. Rrallë ekziston një shpirt i mbushur me dije qiellore që ka bërë ndonjë përparim në luftën shpirtërore, por që mund të përkrahë përvojën tënde. Çfarë ke përjetuar më shumë sesa atë që thonë Shkrimet? Se “zemra është gënjeshtare mbi çdo gjë dhe e ligur keq”. Vetëm Zoti mund ta kërkojë atë, dhe vetëm Ai mund ta pastrojë atë. Ti mund të përpiqesh, të luftosh, të kesh vendosmëri dhe të zotohesh – dhe të gjithë të tjerët nuk do ta bëjnë. Ti qëndron në mëshirën e Tij për shenjtëri, si dhe për falje. Ai është lartësuar si një Princ për të dhënë pendim dhe Ai është Autori dhe Përfunduesi i besimit. Ai i bën të gjitha veprat tona në ne, dhe pa Të nuk jemi të denjë as për një fjalë të mirë. Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus. Mikja ime e dashur, lëri të gjitha në dorën e Tij dhe përpiqu ta presësh me shpresë – me shpresë në çdo situatë; bëj më shumë: beso.
Asnjëri nga ne nuk e ka parajsën këtu, sepse mëkati banon në ne. Edhe ata më të perëndishmit kanë uljet dhe ngritjet e tyre. Siguria ime nuk varet nga unë, por nga premtimi i Tij. Kur trazohem dhe tundohem, si e vdekur dhe e pajetë, e zbrazur nga çdo e mirë, e goditur ndoshta njësoj si ti, me mendime të neveritshme nga shigjetat e zjarrta të Satanit – atëherë i hedh të gjitha këto mbi Jezusin. Kështu, jam po aq e sigurt sa atëherë kur prehem nën dritën e diellit të dashurisë së Tij dhe sa atëherë kur përjetoj atë që ti ke përjetuar. Sepse ti ke përjetuar dhe ende do të përjetosh gëzimin e shpëtimit të Tij.
Të gjitha këshillat e mia mund të përmblidhen në këtë – beso te Zoti me gjithë zemrën tënde; të paktën këtë kije në mendje. Po të them kije në mendje, sepse edhe kjo do të të jepet. Vendose veten, dyshimet, frikën, mëkatet, detyrat, të gjitha tek Ai. Thuaj “Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim”. Ai është një Shpëtimtar i plotfuqishëm që çliron mëkatarët nga mëkati si dhe nga ndëshkimi. Unë po të lë në dorën e Atit të mëshirave.
Isabella Graham
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al