Stinët e zemrësShembull
Shtrëngimi ynë i lehtë
Sepse, ashtu si ndër ne teprojnë vuajtjet e Krishtit, po ashtu, me anë të Jezu Krishtit, tepron edhe ngushëllimi ynë. - 2 e Korintasve 1:5
Është pëlqimi i Atit tonë të dashur që të të ushtrojë në një mënyrë shumë të veçantë, dhe ta vazhdojë këtë gjatë mbi ty. Por mos bjer poshtë sikur të ketë ndodhur ndonjë gjë e çuditshme, sepse të gjithë ata që Zoti i do, i qorton dhe i ndëshkon. Por mbase do të thuash: “Vuajtja ime është shumë e pazakontë, ka zgjatur shumë dhe ka të ngjarë të vazhdojë për aq kohë sa të jem në këtë botë”. Epo, kështu qoftë. Megjithatë mos harro se ishte dashuria e veçantë e Perëndisë për ty ajo që e caktoi këtë sprovë të veçantë dhe mirësia e Tij e përjetshme e mban atë ende mbi ty. Kjo ishte mënyra e Urtësisë së Pafund e ngritur lart për të shfaqur dashurinë e pakufishme ndaj teje. Me anë të kësaj ti do të konformohesh me Krishtin në vuajtje dhe do të bëhesh e përshtatshme për t'u konformuar me Të në lavdi. Meqenëse hiri falas të ka shpëtuar, lejoje që të vazhdojë në shpëtimin tënd në mënyrën e vet. Megjithëse përjeton shumë shtrëngime, mbretëria është afër. Nuk e vë në dyshim se Zoti shpesh ka derdhur shumë nga dashuria e Tij për shpirtin tënd në shtrëngimet që po kalon. Dhurata që Perëndia na jep në zemërgjerësinë e Tij pas kalimit të çdo sprove, është e rezervuar për ne pasi ta kapërcejmë Jordanin, në anën tjetër të vdekjes, në tokën e premtimit. Atëherë ne do të kujtojmë gjatë gjithë rrugës që Zoti na udhëhoqi nëpër shkretëtirë dhe do shohim se ishte një rrugë e duhur drejt qytetit të banimit.
Ndërkohë, ne duhet të jetojmë me një besim mjaft të fortë në mënyrë që ta tejkalojmë renë e sprovave dhe të dallojmë dashurinë e zemrës së Atit tonë, e cila, si një thellësi e pafund, është burimi i çdo përkujdesjeje të Tij ndaj nesh. Ne duhet të këndojmë ndërsa gjendemi në hidhërim, të gëzohemi në fatkeqësi dhe ta përlëvdojmë Perëndinë në rrezik. “Sepse shtrëngimi ynë i lehtë i tashëm, prodhon për ne, një peshë të përjetshme të pamasë e të pashoqe të lavdisë” (2 Kor. 4:17).
Anne Dutton
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al