Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Stinët e zemrësShembull

Stinët e zemrës

DITA 64 NGA 365

Forca jonë e vetme

Perëndia është për ne një strehë dhe një forcë, një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. - Psalmi 46:1

Mike e dashur, unë jam një nxënëse e pandrequr në shkollën e mundimeve. Shumë shpesh vërej se është vetëm presioni i menjëhershëm i mundimeve ai që më mban nën fre. Ashtu si ata fëmijë që i kthehen marrëzive sapo të tërhiqet dora e ndëshkimit të prindit, ndiej se kam një zemër të keqe, që më prin vazhdimisht të largohem nga Perëndia i gjallë. Megjithatë, aq i madh sa ka qenë faji im për të cilin nuk kam fituar asgjë përveç thuprës, unë ende do të besoja me përulësi se këto ndëshkime më kanë dhënë disa pikëpamje ngushëlluese të Perëndisë, të cilat më kanë forcuar dhe gjallëruar që të vazhdoj rrugën time e gëzuar. Gjithashtu më kanë dhënë edhe disa manifestime të gjendjes së shpirtit tim, të çmueshmërisë së Fjalës, dhe të sigurisë dhe ëmbëlsisë së besimit te Zoti, gjë që po të kishte qenë ndryshe nuk do t’i kisha jetuar.

Mikja ime e dashur, pse është kaq e vështirë të besosh te Perëndia në lidhje me atë që duket e errët dhe e dyshimtë para nesh, kur kemi parë kaq shpesh se Ai është një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi dhe se bën që vendimet e Tij më të rënda të bashkëveprojnë për të mirën tonë? Pse nuk mundemi t'i hedhim të gjitha shqetësimet tona tek Ai që kujdeset për ne? Është një çnderim i madh për Perëndinë tonë të dhembshur të dyshojmë nëse Ai do të na mbajë kur të jemi drejt fundit ose gjatë frikërave tona dhe se Ai do të vërë mbi ne më shumë sesa do të na mundësojë të durojmë. Jo, jo nuk mund të jetë kështu. Le t'ia besojmë veten dhe të gjithë interesat tona pa rezerva Atij që na deshi deri në vdekje, dhe do të jemi të sigurta. Por ah, këto zemra të poshtra! Besimi lufton dhe lufton dhe në fund mbizotëron; kështu do të kemi rehati. Atëherë mosbesimi, fshehurazi, por me sukses, i gërryen shpresat tona, dhe ne gjendemi në errësirë. Megjithatë të mos kemi frikë. Unë besoj se Perëndia do ta shtypë një ditë Satanin nën këmbët tona.

Susan Huntington

Shkrimet e Shenjta

Dita 63Dita 65

Rreth këtij plani

Stinët e zemrës

Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin

More

Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al