Stinët e zemrësShembull
Dhe tagrambledhësi rrinte nga larg dhe as që guxonte t'i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: ``O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj meje mëkatarit''. - Luka 18:13
Çfarë ndodh, më shumë se me gjithçka tjetër, me shpirtin tënd – me atë pjesë më të mirë i cili do të jetojë përgjithmonë? E megjithatë, edhe pse e dimë përgjigjen, përsëri, sa shumë të angazhuara janë mendimet tona me këtë botë të keqe të tanishme dhe trupat tanë të mjerë drejt prishjes, në vend që të shqetësohen për të ditur se çfarë na pret në një përjetësi të pafund. A nuk është ky një nga mjetet e Satanit? Ai do të përpiqet t'i angazhojë mendimet tona me çikërrima që do ta turpëronin një bijë të Perëndisë, në mënyrë që të fshehë nga ne realitetet e përjetshme të lavdisë që e presin besimtarin. Oh, le të kemi kujdes nga mjetet e Satanit! Kam pasur shumë konflikte të vështira me të gjatë jetës sime të gjatë e të ndërlikuar dhe po të mos isha mbështetur nga Jezusi, miku i mëkatarit, do ta kisha mbytur anijen e besimit tim që prej shumë kohësh. Por ky mik i dashur është gati të të ndihmojë. Kujto, Ai është një ndihmë e pranishme në çdo kohë nevoje. Ti nuk je në një shkretëtirë, përkundrazi, para teje shtrihet një tokë e pasur. Fito siguri për pranimin tënd në Krishtin. A ka – apo a mund të ketë – diçka mbi tokë me rëndësi të barabartë sa kjo? Një shpirt i shpëtuar ose një shpirt i humbur!
Eja te Jezusi ashtu si je. Lutja “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj meje mëkatarit”, që buroi nga një ndjenjë e vërtetë e nevojës sonë dhe që frymoi nga një zemër që e kuptonte mëkatësinë e saj të tmerrshme dhe pamundësinë e plotë të shpëtimit përmes ndonjë mënyre tjetër, në kohën e duhur do të marrë përgjigje nga Fryma e Shenjtë. Ne nuk mund të shqiptojmë një lutje të vërtetë, përveçse me anë të Frymës së Shenjtë. Është pikërisht Ai i Cili na bën të ditur paudhësinë dhe pafuqinë tonë, na mëson se si të lutemi dhe çfarë të kërkojmë, dhe më pas i përgjigjet lutjes sonë. Oh, mike e dashur, lutu mbi Biblën tënde, që i njëjti Frymë i bekuar të shpalosë në mendjen tënde të vërtetat e çmuara që përmban ajo. Asnjëherë mos pusho derisa të mund të thuash: “E kam gjetur Jezusin dhe shpirti im u shpëtua!”
Mary Winslow
Shkrimet e Shenjta
Rreth këtij plani
Një vit devocionesh nga një brez grash në tjetrin
More
Dëshirojmë të falënderojmë Nga Burimi i Jetës (ZGG-ALBANIA) për ofrimin e këtij plani. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni: https://www.ngaburimiijetes.al